LAJMI I FUNDIT:

Zvicra konfirmon përkrahjen për Kosovën

Zvicra konfirmon përkrahjen për Kosovën

Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, ka pritur sot në takim ambasadoren e Zvicrës në Kosovë, Krystyna Marty Lang.

Duke e vlerësuar lartë bashkëpunimin bilateral ndërmjet dy shteteve, ministri Hoxhaj, e ka falënderuar ambasadoren zvicerane për ndihmën e vazhdueshme që Zvicra, po e ofron për shtetndërtimin e Kosovës si dhe për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar.

Ministri Hoxhaj dhe ambasadorja zvicerane kanë diskutuar për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Zvicrës, si dhe për rritjen e koordinimit ndërshtetëror për aplikimin dhe anëtarësimin e Kosovës nëpër organizata ndërkombëtare.


Me këtë rast ambasadorja Krystyna Marty Lang, ka premtuar se Zvicra do të vazhdojë ta përkrah fuqishëm Republikën e Kosovës. /Telegrafi/