LAJMI I FUNDIT:

Në këto qytete nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

Në këto qytete nesër do të ketë ndërprerje të rrymës

KEDS edhe nesër do të vazhdojë me ndërprerjet e planifikuara për mirëmbajtjen e rrjetit nëpër distrikte.
Siç njofton Departamenti për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikime ndërprerje të energjisë elektrike do të ketë në këto lokalitete:

Prishtinë

Më 16.06.2016 në NS 110/35/10 kV Palaj do të shkyçet:


Trafofusha 10 kV (18024001, 18024002 dhe 18024003) prej orës 11:00 deri në orën 13:30.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Lajthishtë Hamidi, Bivolak, Grabovc i Epërm, Grabovc i Ultë, Shipitull, Palaj, Sibovc (pjesa prej rrethit, qendrën e Qytetit deri te rruga për Mazgit dhe pjesa e qytetit prej rrethit kah Kosova-B dhe Hashanët.

Arsyeja e shkyçjes: Revizion dhe shqyrtim i mbrojtjeve rele.

Ferizaj

1.

Më 16.06.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:

· LP 10 kV QMI (41000011) prej orës 11:00 deri në orën 13:10

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin konsumatorët komercial të kësaj daljeje: Lab -oil, Solidi dhe Decon.

Arsyeja e shkyçjes: kyçja e trafostacionit të ri.

2.

Më 16.06.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjani do të shkyçet:

· LP 10 kV Gadime prej orës 11:00 deri në orën 12:00.

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Gumnasella, Llugagjia-2 , Gadimja, Banulla, Gllogoci, Viqi, Plitkoviqi dhe Rubovc i Vogël.

Shkyçja bëhet për shkak të ndërrimit të transformatorit të mbingarkuar në TS 10/04 KV Gadime (Mahollët ).

3.

Më 16.06.2016 në NS 110/35/10 kV Lipjan do të shkyçet:

· Dalja 10 kV Sllovia nga ora 09:30 deri në orën 16:00

Gjatë kohës sa do të zgjatin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Dobratin, Gushtericë, Livagjë, Smallushë, Qollapek, Gllavicë dhe Marevc.

Shkyçja bëhet për shkak të realizimit të punimeve të planifikuara: ndërrimi I shtyllave të drurit në largpërçuesin 10 KV Sllovia.

Gjakovë

1.

Më 16.06.2016 në TS 110/35 kV Gjakova 1 do të shkyçen:

· Dalja 35 kV 1/1 Gjakova I prej orës 10:00-11:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lagjet Çabrat, Hanges, Gërçar, Jahoc, Mejë, Rracaj, Pacaj, Rrypaj, Dallashaj, Sheremeti, Duzhne, Korenica, Shishmani, Neci, Ramoci, Guska, Deva, Popoci, Ponosheci dhe Morina.

· Dalja 35 kV 1/2 Gjakova I prej orës 11:00-12:00

Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa energji elektrike do të mbesin: Lagjet Çabrat, Hanges, Gërçar, Jahoc, Mejë, Rracaj, Pacaj, Rrypaj, Dallashaj, Sheremet, Duzhne, Korenica, Shishman, Nec, Ramoc, Guska, Deva, Popoci, Ponosheci dhe Morina.

Shkaku i shkyçjes: Shqyrtimi i mbrojtjes rele në daljen 35kV Gjakova 1/1 dhe 1/2. /Telegrafi/