LAJMI I FUNDIT:

Facebook: Në Messenger tani mund të komunikoni edhe me SMS

Facebook: Në Messenger tani mund të komunikoni edhe me SMS
hands texting with mobile phones in cafe

Facebook tani do të integrojë mesazhet tekstuale (SMS) në platformën Facebook Messenger.

Njëri prej aplikacioneve më të famshme në Android, Facebook Messenger,  do t’u jap qasje mesazheve të telefonit të inkuadrohen në Messenger, si pjesë të bisedës.


Me fjalë të tjera, tani mund të dërgoni apo merrni mesazhet e telefonit në bisedën tuaj në Facebook Messenger.

Për të mundësuar këtë tipar, duhet të klikoni në Settings të aplikacionit Facebook dhe pastaj të klikoni në rubrikën SMS.

Pasi të keni klikuar në këtë rubrikë, hapni mundësinë e “Default SMS app” dhe kështu do të mund të inkuadroni SMS-të tuaj në bisedën e Messenger-it.