LAJMI I FUNDIT:

Sekretariati i energjisë kërkon pavarësi të KOSTT-it dhe ZRRE-së

Sekretariati i energjisë kërkon pavarësi të KOSTT-it dhe ZRRE-së

Sekretariati i komunitetit të Energjisë, me seli në Vjenë, ka kërkuar nga Kuvendi i Kosovës që të garantohet pavarësia e KOSTT-it dhe ZRRE-së me pakon e tretë të ligjeve për energjinë.

Për KOSTT-in është kërkuar që të ketë procedura të veçanta të zgjedhjes së bordit nga KEK-u si prodhues i energjisë elektrike, shkruan sot Koha Ditore.

Derisa për KEK-un është lejuar që procedurat për zgjedhjen e bordit t’i udhëheq Qeveria, për KOSTT-in është kërkuar që ato t’i udhëheq KOSTT-i. Këto komente të Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë i ka prezantuar kryetari i Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik Muhamet Mustafa në mbledhjen e rregullt të këtij komisioni.


Ka thënë se Sekretariati i Komunitetit të Energjisë ka kërkuar që procedurat e zgjedhjes së bordit të KOSTT-it dhe vendimin final për përzgjedhjen e tyre të marr Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Mustafa ka thënë se këto komente të SKE-së janë të vonuara, pasi ligji është planifikuar për miratim në seancën e së enjtes, megjithatë ka thënë se për këto duhet të merret një qëndrim sepse qëllimi i ndryshimit të ligjeve të energjisë ka qenë përafrimi i tyre me direktivat e BE-së./Telegrafi/