LAJMI I FUNDIT:

Abrashi mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve të varrezave në fshatin Dubravë të Ferizajt

Abrashi mori pjesë në përurimin e përfundimit të punimeve të varrezave në fshatin Dubravë të Ferizajt

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, sot përuroi përfundimin e punimeve në projektin “Rrethimi i varrezave” në fshatin Dubravë, komuna e Ferizajt.

“ Në këtë ceremoni mori pjesë përfaqësuesi i Zyrës Evropiane, Kristof Stock dhe kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa. Në fjalën përshëndetëse, ministri Abrashi tha se ky projekt ndërlidhet me vetë emrin e projekteve të BE-së “Kosova e bukur”, dhe tani i realizuar, është i tëri në funksion të komunitetit. Ai tha se ky bashkëpunim i shkëlqyeshëm mes BE-së, MPMS-së dhe Komunës së Ferizajt, do të jetë model edhe për komunat tjera se si bëhen punët e mira”, thuhet në njoftimin për media.

Abrashi ka falënderuar zyrën e BE-së dhe Stock për bashkëpunimin e mirë në këtë projekt. Ministri ka shtuar se ky projekt përveç se i përfunduar me kohë dhe me sukses, ka rezultuar me punësimin 97 të rinjve, ku 69 prej tyre kanë qenë të regjistruar si punëkërkues në Ministrinë e Punës, ndërsa në kontigjentin e të punësuarve kishte edhe persona me aftësi të kufizuara. Ai është zotuar se MPMS do të mbështesë komunitetet edhe në projektet tjera në të ardhmen.


Përfaqësuesi i BE-së, Kristof Stock, në përurimin e projektit tha se ana më e mirë e këtij projekti është punësimi i të rinjve. Ai ka përshëndetur partnerët e implementimit të projektit, duke potencuar se një pjesë e tij është financuar edhe nga Komuna e Ferizajt, ndërsa përzgjedhja e punëtorëve është bërë në bashkëpunim me MPMS-në. Stock porositi përfituesit e këtij projekti, që të përkujdesen për mirëmbajtjen e këtyre hapësirave, të cilat tani e tutje do të jenë në shërbim të komunitetit.

Ndërkaq kryetari i Ferizajt, Muharrem Sfarqa tha se përkundër vështirësive buxhetore, komuna ka bërë të mundur që komunitetet mos të anashkalohen. Ai ka premtuar se më 2017, buxheti i komunës do të marrë në konsideratë edhe projektet për komunitetet RAE.

Shuma e përgjithshme e projektit ka kushtuar 74.889 euro, përfshirë edhe kontributin e Komunës së Ferizajt me 25 mijë euro./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori