LAJMI I FUNDIT:

Rrëfimi i gjilanasit që “lëçiti” vajzën

Rrëfimi i gjilanasit që “lëçiti” vajzën

“A.S dhe A.H, janë kushëritë e parë, fëmijët e dy vllaznive prej një nane, por këta dy huligana, kushëri të parë për 38 vite, kanë vendosur që prej vitit 2014 të kalojnë prej kushërive e janë ba burrë e grue. Unë po e shkruaj këtë informatë haptazi”, ishte mbishkrimi i 73 vjeçarit, Bajram Hyseni nga Gjilani, që kishte vendosur të hiqte dorë nga vajza e tij.

Ka plot dy vite që vajza 38 vjeçare e Hysenit dhe djali i vëllait të tij 30 vjeçar janë kurorëzuar, shkruan Gazeta Fjala.

Hyseni rrëfen në detaje për rastin që ka ndodhur në familjen e tij.


“Pata qef në mënyrë ashiqare me i padit. Le t’i dënoj kombi shqiptar, këtë vepër, këtë njerëzim të pamoral, mos ta përkrahin po le ta dënojnë. Jemi në pritje të institucioneve për vendim”,  tregon për Gazetën Fjala, Hyseni, i cili përveç se publikisht është distancuar nga vajza e tij ka vendosur edhe të vazhdoj procedura ligjore kundër kurorës së çiftit.

Hyseni thotë se vajzën e ka me probleme mentale. Mirëpo, martesa me kushëririn nuk është e para për ish të bijën e tij, siç ka dëshirë t’i referohet ai.

A.H. ka qenë e martuar edhe pesë herë tjera dhe sipas të atit ajo ka një fëmijë jashtëmartesor, tani 16 vjeçe.

“Vajza u kanë e martume në pesë vena tjerë e ska nejt kërkun, e tash u koqit me djalin e mixhës. Në martesat tjera ka qëndru dy muj tre muj, qasi kohësh. Kto prej lindjes e deri tash janë punë smuje”, shton ai.

Hyseni tregon se vajzën e ka pasur për tretman mendor në një spital të Zvicrës.

“Vajza jem ka qenë në Spital në Zvicër, ku i mbajnë personat me të meta. Ka pas pasoja njëherë. Ka pi 160 copa sufata. E ka një qikë jashtëmartesore, 16 vjeçare, e ka lanë. E ban poshtë përpjetë. Ka ba çdo lloj maskarallëku para vajzës, ia ka hup jetën edhe vajzës”, rrëfen 73 vjeçari.

Dëshira e vetme e Hysenit, është që Komuna të ndërmarr ndonjë hap për ndërprerjen e kësaj martese në lidhje gjaku, në mënyrë që mbesa 16 vjeçare të mos të traumatizohet më shumë.

Ai frikësohet se mos edhe me mbesën do të abuzohet njësoj si me vajzën e tij.

“Qikës po ja japin 75 euro, jetimes. Unë po du veq me ja kthy qikës jetën se nana e saj ka pas punë me tulifarë huligani. Kur e shfrytëzon djali i mixhës qikën e mixhës pse se shfrytëzon edhe qikën e qikës të mixhës. Qika nuk ka kurrfarë sigurimi, po rrin te unë këtu, po m’ dhimet veq sa s’ka rrok malin osht hutav”, rrëfen Hyseni.

Ajo çfarë ende  mban gjallë familjen Hyseni, janë raportet e njëjta familjare që vazhdojnë si më parë.

“Mes veti vazhdojmë qysh jemi kanë se jemi mi 120 anëtarë të 7 familjeve prej vllaznive e prej motrave të cilët na kanë shkatërru dy persona”, thotë për Gazetën Fjala, 73 vjeqari.

Ai është këmbëngulës që ta prishë martesën e vajzës me djalin e vëllait të tij për të shmangur lindjen e pasardhësve nga kjo lidhje.

“Kom qef me i dënu. Mu nda këta huligana e mos me ju dhanë trashëgimi se kjo është një virus i pashërueshëm për tërë kombin. Nesër vinë deri te lindja, e mund me lind fminë me pasoja lloj lloj, se Zoti është i madh çka mos maron”, thotë Hyseni. /Gazeta Fjala/

hyseni

Në trend Lajme

Më shumë
Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Maqedonci reagon pas publikimit të letrës së KFOR-it për dërgimin e ushtrisë në veri: S'ka rizotim, por sqarim

Lajme
Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Bolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë

Lajme
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese

Lajme
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump

Lajme
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin

Lajme
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen

Lajme
Kalo në kategori