Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, deklaroi sot se në Serbi aktualisht ndodhen 204.049 persona të zhvendosur intern nga, siç e quan Beogradi Republikën e Kosovës – Krahina Jugore Serbe, ndërsa ka shtuar se kthimi i serbëve dhe joshqiptarëve në Kosovë është i kufizuar nga mungesa e mekanizmave për kthimin e pronave të uzurpuara, transmeton Koha.net raportimet e medieve të Beogradit.
Gjuriq këto komente i bëri në Forumin e Tretë Rajonal të nivelit të lartë për zgjidhjet që qëndrueshme për personat e zhvendosur nga Kosova, që po mbahet në Beograd. Ai tha se “as pas 17 vjetësh nga përfundimi i konfliktit në Krahinën Jugore Serbe edhe më tutje është aktual problemi i personave të zhvendosur”.
Sipas tij, me gjithë përpjekjet për përmirësimin e situatës së tyre, problemi mbetet, meqë të zhvendosurit intern nuk mund të realizojnë të drejtat e tyre individuale në vendin e origjinës.
Problemi, siç u shpreh ai, nuk mund të zgjidhet pa një set aktivitetesh të të gjitha palëve të interesuara, në mënyrë që të vendoset një kornizë adekuate implementuese në Kosovë, tha Gjuriq.
“Është fakt se 17 vjet pas konfliktit këta persona nuk kanë të drejtë të kthehen lirshëm në shtëpi të vet, t’u kthehet prona e grabitur, ose të kompensohen për atë që nuk mund të kthehet. Kjo na obligon të gjithëve që me besim të plotë të vazhdojmë të punojmë në mënyrë konstruktive dhe me kohë për përparimin e pozitës së tyre”, deklaroi ai.
Ministri për Komunitete e Kthim në Qeverinë e Kosovës, Dalibor Jevtiq, pjesëmarrësve të konferencës u foli për projektin “Lugina e Diellit”, duke e konsideruar si projekt të parë të suksesshëm për kthimin e personave të zhvendosur.
“Është me rëndësi që ne sot dhe në periudhën e ardhshme, përmes proceseve që kemi, të sigurojmë të gjitha detyrimet e marra me ligj, në mënyrë që projekti ‘Lugina Diellit’ të jetë i suksesshëm dhe që të jetë projekt i cili do të ndihmojë procesin e pajtimit, që na duhet tepër shumë”, ka thënë Jevtiq.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Sarajeva me ajrin më të ndotur në botë, Shkupi i 16-ti, Prishtina e 22-ta
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
27 vjet nga sulmi i dytë në familjen Jashari
Zhduket babai i tre fëmijëve në Shkodër, prej katër ditësh asnjë gjurmë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!