LAJMI I FUNDIT:

Shkoi për të bërë ultrazë, zbuloi se po pret një “veturë” (Foto)

Shkoi për të bërë ultrazë, zbuloi se po pret një “veturë” (Foto)

Zakonisht është vështirë të kuptohet se çfarë shihet në një pamje të ultrazërit, dhe zakonisht kur shkoni te mjeku ju thonë se jeni shtatzënë, edhe pse në ekran mund të shihni vetëm një pikë të zezë e cila mezi vërehet me syrin e njeriut.

Por kur, Redditor Breëhaus dhe bashkëshortja e tij vizituan mjekun dhe bën një ultrazë pas javës së 24-të të shtatzënisë, ata menjëherë arritën të identifikojnë formën që u shfaq në ekranin e ultrazërit, transmeton Telegrafi.


Ultrazeri 2

Por problemi qëndronte tek pamja, që dukej se po presin një veturë të vogël në vend të një foshnje.

Dhe natyrisht, se babai që ndihej krenar e kishte shpërndarë këtë imazh në internet, nën të cilin kishte shkruar se bashkëshortja  tij është shtatzënë me një veturë sportive.

Ultrazeri 1

Natyrisht se bëhej fjalë për një gabim teknik, pasi mjeku më vonë ua kishte treguar fotografinë e vërtetë të ultrazërit /Telegrafi/