LAJMI I FUNDIT:

Maqedonia organizon manifestimin muzeologjim ”Micheleti”

Maqedonia organizon manifestimin muzeologjim ”Micheleti”

Për herë të parë, Maqedonia do të jetë organizatore e ndarjes së çmimit prestigjoz ”Micheleti”, që u jepet muzeve më të mirë të Evropës, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Bëhet fjalë për një nga mirënjohet më të rëndësishme evropiane në sferën e muzeologjisë, ndërkaq përgjegjësinë e organizimit e ka Ministria e kulturës e Maqedonisë, kurse aktiviteti pritet të mbahet në shtator të vitit të ardhshëm.


Vendimi që ky manifestim të mbahet në Maqedoni, është marrë nga Akademia Evropiane e Muzeve (AEM), në mbledhjen e mbajtur në maj të këtij viti, në ishullin Lesbos. Ky vendim, për Maqedoninë paraqet një vlerësim të lartë, për obligimet e ministrisë së kulturës në drejtim të aktiviteteve muzeologjike.

Ndryshe, ky çmim për herë të parë u nda në vitin 1996, nga fondacioni Luigi Micheleti/Telegrafi/