LAJMI I FUNDIT:

Sulmohet me bombë Policia në veri, plagoset një polic

Sulmohet me bombë Policia në veri, plagoset një polic

Në minutat e para të ditës së sotme, në Rrugën “Kral Pjetri” në veri të Mitrovicës është dëgjuar një shpërthim i madh.

Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës, nëpërmes raportit policor ditor.


Shpërthimi është shkaktuar nga një mjet shpërthyes, që sipas Policisë së Kosovës, dyshohet të jetë granatë dore. Ajo ishte hedhur nga i dyshuari N.N., në drejtim të një njësiti policor që zhvillonte një pikë kontrolli në atë rrugë, transmeton Koha.net.

Nga shpërthimi i kësaj granate ka marrë lëndime një polic dhe i janë shkaktuar dëme materiale veturës zyrtarë, bashkangjitur edhe disa vetura tjera afër saj.

“Lidhur me rastin janë angazhuar të gjitha njësitet relevante policore, të cilat janë duke kryer hetime intenzive për zbulimin dhe arrestimin e personit/ave të dyshuar”, raporton Polica e Kosovës.

Në trend Lajme

Më shumë
Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Publikohen pamjet kur avokati Sokol Mëngjesi goditet me dorezë hekuri

Lajme
Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin

Pasi dështoi shpërndarja e Kuvendit, deputetët e PDK-së e quajnë Kurtin "mjeshtër të mashtrimit"

Politikë
Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Sherri ku u plagosën tre persona në Pejë nisi për një veturë “Golf III”

Drejtësi
Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Në filialin e një banke të Serbisë në Mitrovicën e Veriut konfiskohen dinarë serbë, euro dhe franga zvicerane

Lajme
Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Ndryshimet në skemën sociale, familjet në nevojë që kanë fëmijë mbi pesë vjeç mund të aplikojnë sërish për ndihmë financiare

Lajme
Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Operacioni “Droni” lë pa patentë shoferi 112 vozitës në rrugët e rajonit të Gjakovës

Siguri
Kalo në kategori