LAJMI I FUNDIT:

Erdogan e ka lëshuar SHBA-në, nuk do të jetë në varrimin e Muhamed Ali

Erdogan e ka lëshuar SHBA-në, nuk do të jetë në varrimin e Muhamed Ali

Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan ka ndërprerë vizitën në SHBA dhe nuk do të marrë pjesë në ditën e dytë të ceremonisë të ngushëllimeve për Muhamed Ali.

Kjo është konfirmuar nga kabineti i presidentit turk.

Është pritur se Erdogan që dje ka bërë homazhe për ish-boksierin Ali, do të jetë në mesin e liderëve botërorë që do të marrin pjesë në varrimin e ish boksierit, transmeton Reuters.


Nga kabineti i Erdoganit pa ndonjë sqarim është konfirmuar se presidenti turk ka lëshuar SHBA-në dhe rreth orës 14 është kthyer në Stamboll.