Parlamenti Evropian, në një seancë plenare në Strasburg, ka miratuar rregullat e reja që duhet të lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve evropianë.
Sipas rregullave të reja do të bëhet verifikimi i thjeshtë për të provuar vërtetësinë e dokumenteve zyrtare, të tilla si ekstrakte nga regjistrat e lindjeve apo martesave në një vend tjetër anëtar të Bashkimit Evropian, përcjell albinfo.ch.
Më shumë se 14 milionë qytetarë të BE-së jetojnë në një shtet tjetër anëtar që nuk është vendi i tyre i origjinës. Për t’u martuar, apo për të regjistruar një fëmijë ata duhet të përballen me procedura të mundimshme. „Me votimin e sotëm, kemi bërë hapin e parë për të lehtësuar pengesat administrative, duke hequr kërkesat e rënda dhe të kushtueshme të certifikatave dhe duke futur forma në shumë gjuhë“, ka thënë eurodeputetja franceze, Mady Delvaux.
„Me gjithë kundërshtimin nga ana e Këshillit, një klauzolë e rëndësishme u referohet çështjeve që nuk janë përfshirë në këtë lehtësim, si diploma universitare apo certifikata të aftësisë së kufizuar. Ky artikull është hapi i parë i një procesi të gjatë, qëllimi përfundimtar i të cilit është që të kemi dokumente të përbashkëta publike në BE“, shtoi ajo.
Rregullat e reja do t’u japin fund formaliteteve administrative, të tilla si legalizimin apo vërtetimin e dokumentit publik, si dhe ato që provojnë statusin martesor, apo edhe kombësinë.
Parlamenti Evropian dhe Këshilli ranë dakord për të zgjeruar fushën e rregullave për të përfshirë dokumentet që vërtetojnë aftësinë për t’u martuar ose të hyjnë në një partneritet.
Dokumentet që vërtetojnë dënimet penale do të duhet të pranohen në vendet e tjera të BE-së, pa procedura të mëtejshme për legalizim.
Për të shmangur nevojën për të përkthyer dokumente të caktuara publike, rregullat e reja vendosin forma të reja evropiane në shumë gjuhë që do t‘u bashkëngjiten dokumentet: ekstrakte të lindjes, certifikatat për të vdekurit, martesat, vendbanimin ose vendqëndrimin dhe vërtetimet që nuk janë të dënuar.
Këto forma standarde shumëgjuhëshe duhet t’u mundësojnë qytetarëve për të kursyer para dhe kohë, duke shmangur nevojën për përkthime të certifikuara.
Parlamenti Evropian konsideron se qytetarët e BE-së duhet të jenë të vetëdijshëm për procedurat e thjeshtuara dhe format e reja gjuhësore.
Rregullorja e re do të publikohet së shpejti në Gazetën Zyrtare të BE-së dhe gradualisht do të hyjë në zbatim të plotë nga viti 2019./albinfo.ch
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje