LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: Ja çfarë ndodhi në incidentin e mbrëmshëm në Tetovë

Zyrtare: Ja çfarë ndodhi në incidentin e mbrëmshëm në Tetovë

Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, ka publikuar raportin zyrtar për ngjarjen e mbrëmshme, ku janë sulmuar katër pjesëtarë të policisë, të cilët kanë pësuar lëndime serioze, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas SPB-së, rasti ka ndodhur rreth orës 18, kur katër pjesëtarët e policisë, kanë tentuar që të arrestojnë 40 vjeçarin, I. I, i cili ka qenë në kërkim për të vuajtur dënimin prej 1 viti. I kërkuari ka rrezistuar, e më pastaj bashkë me të atin, A. I (69) dhe dy persona tjerë, kanë sulmuar fizikisht policët, duke përdorur mjete të forta metalike.

Nga përleshja, janë lënduar rëndë dy policë, të cilët janë transferuar nga spitali i Tetovës në atë të Shkupit, kurse dy policët tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Njëri nga policët është në rrezik jete.


SPB e Tetovës, gjithashtu bën të ditur se mbrëmë vonë, është arrestuar 36 vjeçari, E. J, i cili dyshohet se ka qenë njëri nga personat që ka sulmuar policët, të cilët kanë qenë në krye të detyrës./Telegrafi/

Gjithashtu lexo: Incident i rëndë në Tetovë, rrihet një polic (Foto)

Gjithashtu lexo: Ja cilët policë pësuan sot në Tetovë (Foto)