Arsimtarët dhe nxënësit të pakënaqur: Testimi ekstern nuk ka asgjë pozitive
Testimi ekstern i arritjeve të nxënësve për vitin shkollor 2015/2016 në sesionin e qershorit filloi të martën dhe do të zgjasë deri të shtunën.178.648 nxënës nga shkollat fillore dhe të mesme testohen në 1972 lëndë. Në anketën e realizuar, nxënësit dhe mësuesit deklaruan se ky testim nuk ka përmirësuar cilësinë e arsimit, se nuk ndjejnë asgjë pozitive, por përkundrazi e ka dëmtuar arsimin dhe u ka shkaktuar emocione negative.
“Më keq është bërë në fakt. Ka shtuar stres tek ne, frikë, shqetësim sepse notat e testit ekstern llogariten në mesataren tonë përfundimtare.”-tha K.A., semimaturante “Një gjë nuk mund të jetë pozitive përderisa nuk është logjike e nuk ka logjikë që për një orë të testohemi për gjithçka që kemi mësuar një vit. Gjatë orëve mësimore arsimtarët na kanë pyetur neve, por në testim ekstern ne i pyesim arsimtarët. Sepse ka pyetje për gjëra të cilat nuk i kemi mësuar asnjëherë. Poashtu ka pyetje, përgjigjet e të cilave nuk janë në opsionet e mundshme.”
“Unë i jam nënshtruar katër vjet edhe nuk kam parë efekte pozitive perveç atyre negative: stres, shqetësim të panevojshwm për një test jo adekuat dhe jo të nevojshëm në këtë kohë për nxënësit e RM-së.”-deklaroi Semra Sadiku, maturante.
E pyetur nëse ka hasur ndonjëherë ndonjë gabim, Sadiku tha “Po, kam hasur secilen herë. Gabimet më banale mundeni t’i gjeni në testimin ekstern!”
“Sikur ta bënin vërtetë vetë nxënësit testin mund të kishte efekte pozitive, por nuk po realizohet në mënyrë të realtë, ndërhyjnë arsimtarët, ndërhyjnë nxënësit tjerë. Mandej është shumë vështirë që për një ditë të vlerësohet se sa nxënësi e ka përvetësuar materialin e tërë vitit. Nuk e dij ku ekziston ky model i testimit! Të gjithë kolegët jemi të mendimit se shumë më mirë vlerësohet nxënësi me testet që ne i përgatisim çdo tre muaj, është më i qetë dhe punon vetë.”-tha R.S., mësues: “Kështu tërë vitin nxënësi është i stresuar, se mos e merr ndonjë notë më të ulët në testin ekstern ndërsa e ka 5. Shqetësohet, ajo notë i shkruhet në dëftesë. Tërë kohën i dëgjoj nxënësit duke thënë “Ah sikur ta heqin”.
“Këtë vit kishte pasur më pak gabime se vitin e kaluar.”-sqaroi R.S., “Në përgjithësi ishin mirë të formuluara, por kishte pyetje jashtë materialit. Mendoj se është e mundur që pyetjet të përpilohen nga dy a tri libra që Ministria i lëshon për një lëndë, ndërkohë që secila shkollë përcaktohet për një prej atyre dy a tre librave.”
“Unë nuk shoh asgjë pozitive te testi ekstern. Ka arritur të na e prish arsimin edhe më shumë.”-deklaroi për Portalb G. R., arsimtare e gjuhës frënge, “Nuk mundet që me anë të një testi formal nga Ministria të verifikohen njohuritë e nxënësve apo notat që ua kemi vendosur ne. Ne nxënësit i notojmë në bazë të vëzhgimit një-vjeçar, me anë të të pyeturit gojor, me testet tona, me evidencën për aktivitetin e treguar brenda tërë vitit.”
R. sqaroi: “Nota e testit ekstern nuk është aspak reale sepse nxënësit pyetjet i mësojnë përmendësh dhe i plotësojnë. Pyetjet janë me opcione, gjë që nxënësit mund t’i qëllojnë edhe pa i ditur. Pastaj ato që kanë nota të dobëta ulen afër ndonjë nxënësi me sukses më të lartë dhe ndihmohem në mes veti. Në shumicën e rasteve notat e testit ekstern dalin më të larta se notat tona. Por ndonjëherë ndodh edhe e kundërta: ka raste që nxënësit e shkëlqyer dështojnë në testet eksterne nga shkaku se i kapin emocionet dhe nga panika hutohen dhe i bëjnë gabim detyrat.”
Rezultatet e testimit ekstern fillimisht do të publikohen për nxënësit e klasave të nënta (më 13 qershor), ndërsa për nxënësit e tjerë rezultatet do të publikohen më 17 qershor. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos