LAJMI I FUNDIT:

Aksident në Vushtrri, gjashtë të lënduar

Aksident në Vushtrri, gjashtë të lënduar

Gjatë mesnatës, ka ndodhur një aksident trafiku në magjistralen Vushtrri – Mitrovicë, ku si pasojë janë lënduar gjashtë persona.

Aksidenti raportohet të ketë ndodhur rreth orës 00:30 minuta në mesnatë.
Zëdhënësi i policisë së rajonit të Mitrovicës Avni Zahiti, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se shkaktar i aksidentit është pakujdesia e automjeteve.


“Në mesnatë rreth orës 00:30 në rrugën magjistrale Vushtrri – Mitrovicë, përkatësisht në kryqëzimin me rrugën ‘2 maji’, Vushtrri ka ndodhur një aksident. Në aksident ishin të përfshira dy automjete civile, ku si pasojë e aksidentit lëndime pësojnë gjashtë persona, të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Vushtrri. Më pas janë transferuar për në QKUK. Shkaktar i aksidentit konsiderohet pakujdesia”, ka thënë Zahiti. /Telegrafi/