Filmi i inspiruar nga “DokuFest 2015” promovohet në një ndër mediumet më të mëdha botërore
Sot është lansuar trejlleri i filmit “HOME” nga regjisori Daniel Mulloy, i publikuar ekskluzivisht në mediumin britanik “The Guardian”. Filmi ka për temë “udhëtimin” e një familje britaneze dhe tregon se sa lehtë mund të shembët siguria që mendojmë se e kemi ndërtuar rreth vetës, dhe bashkë me atë, koncepti i asaj që quajmë “shtëpi”.
Filmi dërgon mesazh të fuqishëm për krizën e refugjatëve dhe lansimi i trejllerit i paraprinë lansimit të filmit në Mbretërinë e Bashkuar që nga 20 qershori, në Ditën Botërore të Refugjatëve.
Inspirimi për këtë film ka lindur gjatë edicionit të fundit të Festivalit “DokuFest”, ku është trajtuar tema e migrimit.
Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, njëherësh edhe producenti ekzekutiv i filmit, Eroll Bilibani, me rastin e lansimit te trejllerit deklaroi: “Jemi shumë të emocionuar që ky projekt që e trajton një temë aq të rëndësishme siç është migrimi, e që filloi vitin e kaluar, më në fund e merr vëmendjen e merituar nga mediat më prestigjioze botërore.”
“E kishim fatin të punojmë me një krijues si Daniel Mulloy, i cili duke punuar në promo videon e festivalit të vitit të kaluar takoi një familje e cila ishte kthyer nga Hungaria. Rrëfimet e tyre shokuan regjisorin, dhe e motivuan që ta shkruaj skenarin i cili u shndërrua në film. Pjesa tjetër mbetet histori. Për mua ishte një eksperiencë e çmuar të punoj me një ekip të jashtëzakonshëm vullnetarësh të motivuar, të cilët vetë dikur ishin refugjatë ,” vazhdon Billibani.
Në realizimin e filmit gjithashtu kanë kontribuar Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe Komuna e Prishtinës.
Producenti Kosovar i filmit, Shpat Deda, është shprehur rreth angazhimit të tij: “Jetojmë në një kohë kur fëmijë të pajetë gjenden brigjeve sepse humaniteti ka hequr dorë prej tyre. Përmes filmit HOME, shpresoj se do t’i inspirojmë njerëzit përreth botës të bashkëndjejnë me ata që duhet të ikin nga shtëpitë e tyre e të ballafaqohen me rreziqe të paimagjinueshme në mënyrë që t’i ikin vdekjes.”
“Kjo është kauza që i grumbulloi një numër të konsiderueshëm njerëzish dhe entitetesh nga Kosova dhe bota, të cilët e dhuruan djersën, intelektin dhe talentin e tyre për këtë film. Kjo kauzë më tërhoqi edhe mua, një ish-refugjat nga Kosova, të angazhohem si producent. Unë vetëm mund të shpresoj se filmi HOME do ta inspirojë të njejtën bashkëndjesi njerëzore që i shpëtoi jetërat e aq shumë familjeve nga Kosova kur neve na u desh t’i linim shtëpitë tona për shkak të luftës,” përfundoj Deda.
Filmi deri më tani është shfaqur në festivalin prestigjoz amerikan “South by Southwest”, në “Tampere Film Festival” në Finlandë dhe në “Krakow Film Festival” në Poloni, si dhe do të shfaqet në festivalet “Palm Springs Short Film Festival” në Kaliforni dhe “Vila do Conde” në Portugali.
Skenarin dhe regjinë e filmit e ka bërë Daniel Mulloy, ndërsa rolet kryesore në film i luajne Jack O’Connell, fitues i cmimit BAFTA, dhe Holliday Grainger, e njohur për rolin në filmin “Great Expectations”.
Ekipi i filmit dhe DokuFest dëshirojnë të ju shprehin falënderim të jashtëzakonshëm banorëve të Graçanicës dhe Janjevës, që kanë qenë fokus i xhirimeve në Kosovë. Falënderim i takon edhe pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë të Kosovës dhe Policisë së Kosovës për ndihmën dhe bashkëpunimin.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

“Nuk është normale që një burrë 51 vjeç për 24 orë të puth tre burra” – banorët hedhin dyshime për orientimin seksual të Laertit

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t’ia kisha shkulur flokët

Portieri i Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen reagon i tërbuar pas aludimeve se gruaja e tradhtoi me trajnerin personal

Tha se Gjesti nuk di të flas, motra i reagon Xhenetës: Kush po flet e kush po do famë në emrin e tjetrit

Kapiteni i Barcelonës divorcohet nga gruaja - dyshohet se e tradhtoi me trajnerin e fitnesit

Rasti i Eglit me Gjestin: Po të isha në vend të saj do t'ia kisha shkulur flokët

Gjesti - Jozit: Të kam futur brenda me ta nxjerr fytyrën dhe të të largoj sërish nga shtëpia

Gerta: Gjestin nuk e konsideroj të fortë - Shkëlzeni banores për Kutinë e Pandorës: Ia ke futur kot me këtë nominim

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Erion Veliaj përgjigjet nga paraburgimi: Kam një jetë që punoj krah Edit, PS po mban qëndrimin e duhur

Si kërcënimet e Trump kanë ndryshuar gjithçka në politikën e Kanadasë

Mark Carney fiton garën për të pasuar Justin Trudeau si kryeministër i Kanadasë

Kurdisja e tenderit: Audioincizime se si kryeshefi i KRU "Gjakova" u përfshi në negociata për një tender të ndërmarrjes

Kompensimi për punën e fundjavës që nga 2010 në ligj, tek tash pritet të nis zbatimi

Ukraina nënshkruan marrëveshje me prodhuesin e IRIS-T për të trefishuar sistemin e mbrojtjes ajrore dhe furnizimet me raketa