LAJMI I FUNDIT:

Ja cilët policë pësuan sot në Tetovë (Foto)

Siç ju njoftuam edhe më herët, sonte rreth orës 18:30, afër Postës së Tetovës janë rrahur tre policë. Policët që kanë pësuar me lëndime të rënda janë R.H. dhe V.A  të cilët janë dërguar në Qendrën spitalore në Shkup ndërsa S.S. pas ndihmës  shëndetësore të treguar në Spitalin e Tetovës është lëshuar për kurim shtëpiak, njofton Telegrafi Maqedoni.

1

Nga SPB e Tetovës akoma nuk ka asnjë njoftim zyrtar për ngjarjet e ditës së sotme dhe për arsyet dhe motivet e kësaj ngjarjeje në të cilën policët kanë përfunduar me lëndime të rënda trupore./Telegrafi/


2