LAJMI I FUNDIT:

Rama kokë më kokë me ambasadorin italian, flasin për temën e nxehtë të përgjuesit

Rama kokë më kokë me ambasadorin italian, flasin për temën e nxehtë të përgjuesit

Edi Rama ka qënë i pranishëm mbrëmë në shpalljen e konkursit fotografik ‪#‎ColoursofAlbania- Ngjyrat e Shqipërisë, një nismë e Ministrisë së Punëve të Jashtme me mbështetjen e kompanisë Telekom Albania.

Sipas Ramës “Konkursi shërben si një platformë për ‘diplomatët dixhitalë’ shqiptarë, yje të Shqipërisë nëpër botë, artistë e sportistë në Shqipëri, Kosovë e gjetkë, apo njerëz të zakonshëm, vajza e djem të rinj, që me telefonin e tyre mund të bëjnë dhe postojnë foto të rastit nga Shqipëria nëpërmjet përdorimit të # (hashtagut në Instagram) dhe @ (tagut ne Facebook). Kjo nisëm do të finalizohet në tetor 2016 me shpalljen e 10 fotografive më të mira të këtij konkursi bukurie të trupit të Shqipërisë në të gjitha pjesët e veta, nga pjesët më të thella, deri tek pjesët më të sipërfaqshme ku jeta, lëvizja dhe sidomos në këtë periudhe pushimesh, vendet turistike, u nxjerr përpara një pamje për t’u treguar nga Shqipëria.

Me fotot më të mira të arkivës digjitale të këtij konkursi do të krijohet një koleksion që do të shpërndahet në të gjithë selitë diplomatike të Shqiperisë” – ka bërë të ditur kryeministri.


Në këtë mënyrë, Rama e ka shtrirë pasionin e tij për bojërat e ngjyrat edhe në diplomaci.

Ndërkaq, ai u pa të fliste kokë më kokë me ambasadorin italian në Tiranë.

Sipas të gjitha gjasave dhe qëndrimit konfidencial në foto, ata do të ketë diskutuar lidhur me temën e nxehtë të përgjuesit të famshëm

Italia ia ka sjellë atë Shqipërisë për arsye mësimore dhe ka mohuar që ajo të mund të përdoret për përgjime.

Por ndërkohë Prokuroria dhe Gjykata kanë pezulluar Drejtorin e Policisë Haki Çako për shpërdorim detyre, lidhur me pajisjen.

Në trend Lajme

Më shumë
Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Rama në Londër flet për vrasjen e Martin Canit: Pa u varrosur ende 14-vjeçari, dalin djajtë nga shishet e ia marrin valles

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Bajrami publikon të dhëna për kontratat njëburimore: Hekuran, ku janë shpifjet?

Ekonomi
“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

“Rama ik!”, incident në nisje të fjalës së kryeministrit brenda sallës në Londër

Lajme
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan

Lajme
​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

​Maqedonci tregon detaje për trajnimin e FSK-së në programin kanadez MTCP

Lajme
Kalo në kategori