LAJMI I FUNDIT:

Irlanda kërkon të ndreqë imazhin

Irlanda kërkon të ndreqë imazhin

Një fitore befasuese në shtëpi ndaj kampiones së botës, Gjermanisë, ka dhënë sinjale se Irlanda e rinuar mund të shkaktojë befasi në “Franca 2016” dhe të harrojë kujtimet e hidhura nga Kampionati Evropian i vitit 2012.

E rënë në një grup me Suedinë, Belgjikën dhe Italinë në Grupin E, irlandezët janë të bindur se mund të ndalin Suedinë e Zlatan Ibrahimoviqit në ndeshjen e parë dhe të mbajnë shpresat për kalim në fazën e grupeve, shkruan Koha Ditore.

Një kampanjë eliminatore që dukej se po shkonte drejt dështimit, u kthye në jetë kur Shane Long shënoi kundër Gjermanisë dhe i siguroi Irlandës fitore 1:0 në Dublin, duke u dhënë kështu shpresa tifozëve irlandezë.


Fakte për Irlandën

Rezultati më i mirë: pjesëmarrja më 1988 e 2012
Trajner: Martin O’Neill
Golashënuesi më i mirë: Robbie Kean (67 gola)
Më së tepërmi paraqitje: Robbie Kean (143)
Federata e formuar më: 1921
Mirëpo, ai gol ishte vetëm fillimi i tentimit të Irlandës për të kthyer krenarinë, pas një paraqitjeje skandaloze në Evropianin 2012, në të cilën skuadra që drejtohej nga Giovanni Trapattoni shënoi vetëm një gol dhe pësoi nëntë sish, duke u turpëruar në përballjet me Kroacinë, Spanjën dhe Italinë.

Në kampanjën eliminatore për Euro 2016, Irlanda i mori katër pikë Gjermanisë, por humbja nga Polonia në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve, nënkuptoi që bileta duhej të sigurohej nëpërmjet barazhit. Nëpërmjet barazhit Irlanda mposhti 3:1 pas dy ndeshjeve Bosnjë-Hercegovinën.

Ishte krejt ndryshe nga kampanja eliminatore për Botërorin 2014, kampanjë që sinjalizoi fundin e Trapattonit në krye. Irlanda dështoi të kualifikohej. Trapattoni u zëvendësua me irlandezo- veriorin Martin O’Neill, që së bashku me ish-reprezentuesin e Irlandës, Roy Keane, e kanë kthyer atë zjarr që i mungonte skuadrës. Keane, një nga lojtarët më të mëdhenj në histori të Irlandës, ka ndihmuar O’Neillin të rikrijojë imazhin e të fortit te lojtarët e Irlandës, të kthehet shpirti luftarak në skuadër.

Megjithëse ishin tifozët ndër më të zhurmshmit dhe më pasionantët në “Poloni e Ukrainë 2012”, tifozët irlandezë nuk patën shumë për të festuar në atë Evropian. Mirëpo, ata shpresojnë që përfaqësuesja e tyre do t’u japë arsye për festë, me lojë të fortë, me shpirt dhe me fitore në Euro 2016.

“Shpresoj të fitojmë dy ndeshje dhe të sigurojmë kualifikimin para përballjes së fundit të grupit. Ne jemi në një grup të vështirë. Por do të kemi përkrahje të madhe dhe mezi po pres të paraqitem”, ka thënë Long.

Në trend Sport

Më shumë
“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

“Do të doja që kjo të më ndodhte mua”, ish-lojtari i Real Madridit me reagim emocional pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

Real Madridi vendos të bëjë diçka që nuk e ka bërë që pesë vite pas lëndimit të Carvajal

La Liga
Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Kosova shkëlqen dhe sundon në Kampionatin Ballkanik në xhudo: Katër të arta, të parët me medalje

Xhudo
Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

Real Madridi ka tre emra në mendje për t’i transferuar pas lëndimit të Carvajalit

La Liga
Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Albion Rrahmani futet nga banka rezervë dhe gjen golin në derbin e madh çek

Ligat tjera
Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Tifozët e Man United po kërkojnë shitjen e një lojtari pas paraqitjes së dobët ndaj Aston Villës

Premier League
Kalo në kategori