Qeveria e Kosovës, ditë më parë në mbledhjen e rregullt të saj miratoi raportin e komisionit qeveritar për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të UÇK-së.
Sipas këtij raporti, numri i veteranëve luftëtarë del të jetë 46 mijë e 230.
Me këtë rast kryeministri Isa Mustafa kishte deklaruar se ky numër i tejkalon të gjitha parashikimet dhe se ka mjaftë çështje që të zgjidhen në të ardhmen sa i përket kompensimeve.
E ish-kryetari i Komisionit Qeveritar për verifikimin e atyre që kontribuan në luftë, Agim Çeku, i ka bërë thirrje Prokurorisë që të hetojë gjithë procesin, pas dyshimeve të ngritura për manipulime të mundshme.
Për një hetim të tillë Prokurorisë kishte bërë thirrje edhe vetë kryetari për Mbrojtjen e të Drejtave të Veteranëve të UÇK-së, Xhevdet Qeriqi.
“Të gjithë janë në dijeni, edhe kryeministri, edhe të gjitha strukturat udhëheqëse të luftës se listat janë tepër të fryra dhe këto po na shkaktojnë më së shumti probleme në buxhetin për veteranët e luftës. Dëshmi ka, në një shtet normal duhet të merret prokuroria dhe t’i hetojë këto raste sepse po dëmtohemi ne si veteran dhe po dëmtohet edhe buxheti i Republikës së Kosovës”, kishte thënë Qeriqi.
Lidhur me këtë çështje, Prokuroria e Kosovës ende nuk ka marrë ndonjë vendim se a do të nis ndonjë hetim apo jo.
Telegrafi ka kontaktuar me zëdhënësen e Prokurorisë, Liridonë Kozmaqi për të parë në rast se ky institucion ka vendosur të nis ndonjë proces hetimor sa i përket këtyre listave.
Mirëpo ajo ka thënë se “Prokurori i Shtetit vepron dhe do të veprojë në përputhje me kompetencat ligjore që ka, në secilin rast që gjen elemente të kryerjes së ndonjërës vepër penale, pa marrë parasysh se nga kush mund të jetë kryer vepra, pa e përjashtuar edhe rastin për të cilin keni pyetur”.
Në anën tjetër, ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi ka thënë se deri më tani nuk kanë parashtruar në Prokurori asnjë kërkesë për hetim.
“Për momentin nuk kemi bërë asnjë kërkesë për hetim sepse listat përfundimtare janë dorëzuar në zyrën e kategorive të dala nga lufta, kurse ne menaxhojmë vetëm aplikacionet për pensione”, ka thënë Abrashi për Telegrafin.
Ai ka shtuar se janë në pritje të përmbylljes së listave për veteranët invalid.
“Po presim edhe përmbylljen e listës së veteranëve invalidë që sipas informatave janë 6000-7000. Pas përmbylljes së kësaj liste, bashkërisht me shoqatat, komisionin me përfaqësues do të vendosim për hapat tjerë”, u shpreh ministri Abrashi.
Ndërkaq Fondi Monetar Ndërkombëtar ka vlerësuar se beneficionet e lidhura me luftën janë duke bërë presion gjithnjë më të madh në buxhet dhe kjo kategori po i minon përpjekjet e autoriteteve për ta ruajtur qëndrueshmërinë fiskale, duke krijuar hapësirë për projekte kapitale që nxisin rritje dhe shpenzime të tjera prioritare. Kjo pasi që numri i veteranëve ka arritur në 46 mijë dhe se ka dyshime për “fryrje” të numrit të tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze