FSSHM: Ja ku mund të shëroheni urgjentisht jashtë shtetit gjatë verës
Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë i njofton të gjithë të siguruarit se gjatë periudhës së pushimit vjetor, do mund t’a realizojnë të drejtën për mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore me anë të formularit dy-gjuhësor që shfrytëzohet jashtë territorit të Republikës së Maqedonisë, edhe atë në: Gjermani, Austri, Turqi, Kroaci, Slloveni, Serbi, Mal të Zi, Bullgari, Bosnjë e Hercegovinë, Çeki, Holandë, Luksemburg, Belgjikë, Francë, Itali, Sllovaki dhe Shqipëri.
Me mbrojtje urgjente dhe të domosdoshme shëndetësore, siç theksohet në kumtesë, nënkuptohet shfrytëzimi i atyre shërbimeve shëndetësore që nuk mund të anulohen (shtyhen) për periudhën kur të kthehet pacienti në Republikën e Maqedonisë.
Për këtë qëllim, të siguruarit e FSSHM-së para se të udhëtojë jashtë vendit, duhet të drejtohen tek njësija rajonale e Fondit, aty ku kanë aplikuar për sigurimin e domosdoshëm shëndetësor, t’a plotësojnë Kërkesën (PP1) për dhënien e formularit dy-gjuhësor dhe në këtë mënyrë do mund t’a realizojnë të drejtën e sigurimit shëndetësor gjatë qëndrimit të përkohshëm (udhëtim privat apo zyrtar, qëndrimit studimor, shkollimit, përsosshmërisë profesionale, bashkëpunimit shkencor dhe kulturor etj.) në njërin nga shtetet e theksuara më lartë.
Kërkesës i bashkohet dokumentacioni i mëposhtëm:
Vërtetimi për gjendjen shëndetësore, i dhënë nga mjeku i zgjedhur (mjeku i përgjithshëm amë dhe gjinekologu amë);
Konstatimi, vlerësimi dhe mendimi i komisionit të mjekëve të FSSHM-së.
Formulari dy-gjuhësor, personave të siguruar Ju shërben si legjitimacion shëndetësor i përkohshëm në vendin ku udhëtojnë dhe në bazë të të njejtit, personat e siguruar të FSSHM-së janë të barabartë, sa u përket të drejtave dhe obligimeve, me personat e siguruar të shtetit ku qëndrojnë. Kjo do të thotë se, në bazë të formularit dy-gjuhësor, personat e siguruar të FSSHM-së do të mund të shfrytëzojnë shërbime shëndetësore urgjente dhe të domosdoshme dhe për të njejtat duhet të paguajnë vetëm pjesëmarrje personale (participim), nëse me rregullativën ligjore të shtetit në të cilin qëndrojnë parashihet një gjë e këtillë. Përndryshe, personat e siguruar të FSSHM-së nuk do mund t’ju nënshtrohen shpenzimeve për shfrytëzimin e shërbimeve urgjente shëndetësore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë ‘shteti Bektashi’ – Samarxhi zbulon detajet
Kurti: Shqiptarët u bënë shembull gjatë Holokaustit, duke strehuar dhe mbrojtur hebrenjtë
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama
Nga pasaporta tek simbolet, si do të funksionojë 'shteti Bektashi' - Samarxhi zbulon detajet
Slogani nacionalist serb në dyert e Ambasadës së Kosovës në Norvegji sjell shqetësim
Avokati shpalos detajet nga seanca e sotme kur familja e Liridona Ademajt u përballen me vrasësit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Trump dëshiron të "pastrojë" Gazën - ja çfarë mund të thotë kjo për Lindjen e Mesme
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti 'gjeneral të vetëshpallur', Haradinaj i përgjigjet Donika Gërvallës
Pas gjithë debateve dhe diskutimeve, Gjesti e Egli shkëmbejnë puthje dhe përqafime
Brohoritje 'Zdravo', 'Albin hajni' dhe mjete piroteknike gjatë tubimit të Kurtit në Skenderaj
U raportua se do të sillen 100 mijë palestinezë në Shqipëri, reagon Rama