LAJMI I FUNDIT:

PSP-ja merr në pyetje kryetarin e Manastirit?

PSP-ja merr në pyetje kryetarin e Manastirit?

Portali Libertas bën të ditur se kryetari i Manastirit, Vlladimir Talevski, i dyshuari i parë në lëndën ”Transportuesi”, është duke u marrë në pyetje nga ana e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), transmeton Telegrafi Maqedoni.

Procedura hetimore kundër Talevskit u ndërpre më herët për shkak të vendimit të kryetarit Gjorge Ivanov, për faljen e politikanëve të cilët janë nën hetime, por me shfuqizimin e faljes, thuhet se PSP-ja ka vazhduar me procedurat.

Nga ana tjetër, PSP-ja nuk ka konfirmuar një lajm të këtillë, por ka thënë se do të del me njoftim zyrtar, gjatë kësaj dite, ndërkaq nga komuna e Manastirit thonë se nuk kanë dijeni nëse kryetari Talevski është në punë.


Përvez Vlladimir Talevskit, në lëndën ”Transportuesi” janë të dyshuar edhe 22 persona tjerë, ndër të cilët edhe drejtor shkollash dhe drejtor firmash transporti në Manastir.Ata dyshohen për fiksim tenderash për bartjen e nxënësve në këtë komunë, që ka shkaktuar dëmtim të arkës së komunës, në një vlerë prej 360 mij eurove./Telegrafi/