LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Vendimi i Kushtetueses, prish harmoninë mes Manastirit të Deçanit dhe qytetarëve

Zemaj: Vendimi i Kushtetueses, prish harmoninë mes Manastirit të Deçanit dhe qytetarëve

Deputeti nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj nw seancën e sotme plenare tw Kuvendit ka folur rreth vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit.

“Besoj se kjo çështje duhet të jetë edhe temë, sepse do të ketë edhe raste të tjera, prandaj është precedent. Ky vendim duhet të rishikohet sa më parë sepse është vullnet që e kanë shprehur qytetarët. Ky vendim po e prish harmoninë e krijuar mes Manastirit dhe qytetarëve të Deçanit, të cilët deri më tani kishin një raport të mirë mes vete”, ka thënë Zemaj./Telegrafi/