LAJMI I FUNDIT:

Edi Rama rrëfën “krimin” që ka bërë kur ishte kryetar bashkie

Edi Rama rrëfën “krimin” që ka bërë kur ishte kryetar bashkie

Gjatë mbledhjes të Këshillit Ekonomik Kombëtar, kryeministri Edi Rama tha se fjala e tij sot, i ngjason një alibie në vendin e krimit, pasi në kohën kur ishte kryetar bashkia ai i ka dhënë lejen e ndërtimit këtij hoteli.

“Një përgëzim shumë i sinqertë edhe për një fakt tjetër, që është ndër të paktat, se është e vetmja godinë e ndërtuar në Tiranën e pas 1900, që ka respektuar në frymë dhe në germë të gjitha kushtet e përshkruara në projektin e zbatimit. Ta kemi të qatë se për ju kjo është një ditë e gëzuar. Dhe fjala ime është një alibi në vendin e krimit se ky është një nga krimet që kamë bërë kur isha kryebashkiak, krim artistik, arkitektonik dhe një shpërdorim i plot i detyrës, pasi godina është e imja, dhe jo e këtyre. Këto fjalë do ti marrë era, siç ka marrë dhe shumë të tjera. Dhe ajo që mbetet është vepra e këtyre sipërmarrësve”, tha Rama.

Më pas kryeministri u ndal tek kritikat e biznesit ndaj masave të qeverisë por akuzoi sipërmarrjet se nuk respektojnë ligjin.


“I kam dëgjuar me vëmendje reagimet e biznesit apo disa dhomave të tregtisë që kanë nënvizuar një problematikë të konsiderueshme në klimën e të bërit biznes. Në këto reagime ka një të vërtetë të madhe që çka kemi bërë nuk mjafton nëse nuk vazhdojmë më tutje për ta kompletuar. Por ka edhe një të vërtetë tjetër që shumë pak janë mësuar bizneset të respektojnë ligjin. Që shumë pak janë mësuar sipërmarrjet të veprojnë në çdo hap dhe çdo detaj brenda kornizës së ligjit. Informaliteti nuk është vepër e disave por e të gjithëve së bashku. Vepër e qeverive që nuk e kanë reformuar sistemin e funksionimit të shtetit shqiptar, që nuk e kanë reformuar administratën, posaçërisht atë fiskale, që nuk e kanë reformuar drejtësinë por edhe vepër e aktorëve në treg që kanë përfituar një hapësirë ku rregullat kanë qenë në letër dhe ligjet kanë mbetur në letër”, theksoi kreu i qeverisë.

Rama tha se “vetëm në një vend si ky mund të ndodhë që një kompani e huaj thotë se ‘unë nuk kam mundësi të paguaj taksat dhe ju nuk më impononi dot sepse unë do t’ju diskreditoj ndërkombëtarisht’. Vetëm në këtë vend një kompani e huaj që valëvit flamurin amerikan apo një tjetër mund të kërcënojë qeverinë shqiptare, një qeveri sovrane”, tha Rama.

Nga ana tjetër Rama iu drejtua sipërmarrësve se nuk e pranon faktin nëse thuhet se klima e biznesit është përkeqësuar.

“Nuk është i vetmi shembull për fat të keq, pasi e kam bërë të qartë për të gjitha kompanitë. Për çdo problem që biznesi ka me administratën, dera ime është e hapur dhe e ministrit Ahmetaj. Atyre që bëjnë engjëllin, por në fakt janë në pozicionin e djallit, në raste të caktuara, pranojmë se ajo që kemi bërë është e papranueshme. Të më thoni mua se klima e biznesit sot është përkeqësuar, ndërkohë që 32 muaj më parë nuk merrnit dot një TVSH pa paguar 50 për qind të të paktën asaj që ju takonte, kjo më duket e tepruar. Të më thoni mua se klima e biznesit është përkeqësuar, pasi nuk guxonit të hapnit gojën dhe kishit shtruar km rrugë, dhe iu futët kredive, kjo është e vështirë. Juve ju trajtonin si shërbëtor të marrë peng, dhe jo sipërmarrës. Ndaj më duket e tepruar. Ajo që shoh të domosdoshme dhe jo të tepruar është kërkesa juaj dhe e imja, për qeverinë për të lehtësuar procedurat. Për të lehtësuar dhe thjeshtuar paketën fiskale, për të bërë një kuadër që të jetë i thjesht ne Rajon dhe Evropë”, tha Rama.