LAJMI I FUNDIT:

Hixhabi, pjesë e uniformës së Policisë së Skocisë

Hixhabi, pjesë e uniformës së Policisë së Skocisë

Policia e Skocisë pritet ta bëjë edhe hixhabin si pjesë të uniformës, në përpjekje për të tërhequr më shumë gra myslimane për të reflektuar diversitetin e popullsisë së vendit.

Aktualisht, vetëm 1 për qind e policëve të Skocisë vijnë nga një sfond i popullatës me ngjyrë ose nga pakica, krahasuar me 4 për qind të popullsisë së përgjithshme, përcjell Telegrafi.


Komunitetet minoritare etnike llogariten me përqindjet më të larta në qytetet e Skocisë, të tilla si Glasgow (12 për qind), Edinburg dhe Aberdeen (8 për qind).

Aktualisht, oficeret femra që dëshirojnë të mbajnë shami duhet të kërkojnë leje nga udhëheqësit e tyre, të cilët me shumë gjasa mund të jenë meshkuj të bardhë, në një organizatë ku vetëm një e pesta e të gjithë posteve janë të plotësuar nga gratë. /Telegrafi/