Agjencia shtetërore turke e lajmeve, Anadolu, duke cituar zyrtarë të policisë bën të ditur se janë arrestuar 4 persona në lidhje me sulmin vdekjeprurës ndaj autobusit që transportonte policë në qendër të Stambollit, më herët gjatë kësaj të marte, si pasojë e të cilit mbetën të vdekur 11 persona.
Shpërthimi ndodhi rreth orës 8:40 me orën lokale në lagjen Beyazit të zonës më historike të Stambollit, Fatih. Si pasojë e tij humbën jetën 7 oficerë policie dhe 4 civilë, ndërsa 36 persona të tjerë mbetën të plagosur, prej të cilëve 3 në gjendje të rëndë, bëri të ditur guvernatori i Stambollit, Vasip Sahin.
Mediet lokale raportuan se shpërthimi ishte i telekomanduar dhe ndodhi pikërisht kur pranë automjetit-bombë kaloi autobusi me pasagjerë punonjës policie. Deri më tani, ende asnjë grup nuk e ka marrë përsipër autorësinë e ngjarjes.
Zona e ngjarjes; përfshi sheshin Beyazit, kampusin kryesor të Universitetit të Stambollit, si dhe stacionin e metrosë Vezneciler; u evakuua menjëherë pas shpërthimit. Pamjet e vendngjarjes tregojnë shkatërrime të konsiderueshme të ndërtesave përreth, teksa xhamat e dritareve ishin të gjitha të thyera.
Presidenti turk, Recep Tayyip Erd ogan, i cili vizitoi disa prej të plagosurve në spital shprehu ngushëllimet e tij për jetët e humbura, ndërkohë që deklaroi se sulmi ishte i pafalshëm.
“Më lejoni të jem i qartë. Organizatat terroriste, në dallim nga civilët, ushtarët dhe policët, nuk vlejnë aspak për ne. Por si gjithmonë, objektivi përfundimtar janë qeniet njerëzore”, tha ai. “Misioni i ushtarëve tanë, policëve dhe rojeve të qytetit, është gjithmonë mbrojtja e jetëve tona dhe pronave tona. Është e papranueshme që këta njerëz u bënë prè e sulmit. Do të vazhdojmë luftën tonë kundër terrorizmit të pafrikësuar”, tha presidenti turk.
Edhe kryeministri i ri i Turqisë, Binali Yildirim, i cili mori postin në fund të muajit të kaluar, dënoi terroristët që vranë të pafajshëm gjatë Muajit të shenjtë të Ramazanit. Ai tha për reporterët se, kushdo që fshihet pas këtij sulmi, “tregoi edhe njëherë se është armik i vlerave njerëzore”, e ka c ituar atë të ketë thënë, agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.
Shtetet e Bashkuara, Franca dhe Gjermania u treguan tepër të shpejta në reagimet e tyre për të dënuar sulmin, ndërsa presidenti francez, Francois Hollande tha përmes një deklarate se “ky akt i patolerueshëm dhune duhet të konfirmojë më shumë se kurrë vendosmërinë tonë për të luftuar të gjitha format e terrorizmit”.
Ambasada amerikane në Turqi njoftoi përmes rrjetit social “Twitter” se “do të vazhdojë të qëndrojë krah më krah me Turqinë në luftën kundër terrorizmit”.
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇ'është fentanili që u bë shkas për tarifat e Trumpit dhe a përdoret në Kosovë?
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
SHBA-ja tërhiqet nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut i OKB-së dhe UNRWA
Trump nis procedurat për shuarjen e Departamentit të Arsimit
Për herë të parë, SHBA me aeroplanë i dërgon migrantët në burgun e Guantanamos
Sondazh i ri: Trump kurrë nuk ka qenë kaq popullor
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Krizë lëndimesh te Real Madridi: Ancelotti fton "Van Dijkun e ri" në skuadër
Donald Trump krijoi Fondin Sovran - cilat vende e kanë dhe pse është e rëndësishme?
Një tjetër shans për Gertën: 'Po' ose 'Jo' - publiku vendos nëse ajo duhet të vazhdojë rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Albania
Zelensky ofron furnizim me minerale për SHBA-në në këmbim të mbështetjes ushtarake
Ledion Liço njofton se spektakli i së shtunës anulohet për shkak të zgjedhjeve në Kosovë: BBVA ka treguar se sa të bashkuar janë shqiptarët
Shala, Januzi dhe Bahtijari pranuan fajësinë e u dënuan, Haradinaj: Populli vendos – heronj apo dështakë?