Avokati i popullit në një deklaratë për media theksoi se shtimi i akteve të dhunës nëpër shkolla duhet të jetë brengosës për institucionet shtetërore, përgjegjëse për të siguruar respektimin e të drejtave të fëmijëve, me theks të veçantë integritetin fizik dhe dinjitetin njerëzor të tyre.
Për Avokatin e Popullit dhuna mbetet e papranueshme, e patolerueshme e në kundërshtim edhe me legjislacionin në fuqi. Kushtetuta e Kosovës përcakton që secili fëmijë gëzon të drejtën për të qenë i mbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi dhe shfrytëzimi.
“Edhe Konventa për të Drejtat e Fëmijës, kërkon që fëmijët të mbrohen nga të gjitha format e dhunës dhe përcakton obligime për shtetet që të ndërmarrin veprime adekuate në këtë drejtim. Ligji për Arsimin Para-universitar në Republikën e Kosovës, ndalon ndëshkimin fizik apo çfarëdo forme tjetër të ndëshkimit në të gjitha institucionet arsimore dhe aftësuese, qofshin ato publike ose private, përderisa me Rregulloren QRK – nr. 21/20013 për Protokollin për Parandalimin dhe Referimin e Dhunës në Institucionet e Arsimit Para-Universitar, janë përcaktuar rolet dhe përgjegjësitë e institucioneve edukativo-arsimore dhe institucioneve të tjera në parandalimin dhe trajtimin e rasteve të dhunës ndaj fëmijëve si dhe janë përcaktuar procedurat për adresimin e kësaj çështjeje”, thuhet në deklaratë.
Për më tepër, Kodi Penal i Kosovës përcakton që në rastet kur fëmijët keqtrajtohen, frikësohen apo u fyhet dinjiteti nga persona zyrtar, duke keqpërdorur detyrën apo autorizimin, mund të dënohen me burg nga 6 muaj e deri më 5 vite.
Për të parandaluar shtimin e këtyre akteve të dhunës dhe keqtrajtimit fizik dhe psikologjik ndërmjet nxënësve, por edhe dhunën e ushtruar nga ana e mësimdhënësve ndaj nxënësve, ashtu siç edhe rastet e dhunës nga ana e nxënësve a familjarëve të tyre ndaj mësimdhënësve, kërkohet angazhim dhe përpjekje më e madhe e të gjitha institucioneve shtetërore dhe qasje gjithëpërfshirëse, në mënyrë që të adresohet drejt dhe me kohë kjo dukuri.
Po ashtu u tha se përdorimi i dhunës, në të gjitha format e saj, shkakton pasoja të dëmshme dhe shpesh të pariparueshme psikologjike dhe fizike.
Avokati i Popullit kërkoi vëmendje dhe mobilizim më të madh të institucioneve përgjegjëse shtetërore, organizatave të shoqërisë civile, këshillave të prindërve, të mësimdhënësve, të profesionistëve shëndetësor, nxënësve dhe të tjerëve, në respektimin dhe zbatimin adekuat të legjislacionit, si dhe në hartimin e planeve dhe programeve përkatëse shkollore për parandalimin dhe adresimin e dhunës në shkolla.
Po ashtu u tha se është më se e domosdoshme që të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme, që fëmijëve, por edhe të tjerëve, t’u ofrohet siguri, mbrojtje dhe ndihmë adekuate, kudo ata ndodhen, e në mënyrë të veçantë në ambientet shkollore.
“Avokati i Popullit pret nga mediat, përkatësisht gazetarët, që, gjatë raportimit për rastet e dhunës në shkolla, por edhe në gjithë rastet kur fëmijët janë pjesë e trajtimit të raportimeve mediale, të kenë parasysh dhe të respektojnë të drejtat e fëmijëve, privatësinë e tyre, interesin më të mirë të tyre, jo vetëm si individ por edhe si grup individësh, duke ndikuar kështu drejtpërdrejtë në respektimin e dinjitetit dhe integritetit të fëmijëve dhe të drejtave të garantuara që ata kanë”, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëReshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyratrëve të tjerë të LDK-së
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet
Sërish gjenden armë dhe municion në Zveçan, arrestohet një person
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje