LAJMI I FUNDIT:

Implementimi i MSA-së vetëm 7 për qind (Video)

Implementimi i MSA-së vetëm 7 për qind (Video)

Për tre muaj institucionet e Kosovës kanë arritur të përmbushin mbi 7 për qind të masave në implementimin e Planit Kombëtar për zbatimin Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit.

Ndërsa, vetëm për tre muajt e parë ishin parashikuar të realizohen 137 masa. Kurse nga 137 sa janë paraparë 35 prej tyre janë realizuar plotësisht, ndërsa 132 të tjera janë në realizim e sipër, por me vonesa.

E, përderisa nga institucionet e vendit kërkohet që këto masa të realizohen, për disa ministri kjo gjë është e vështirë të realizohet për shkak të vështirësive financiare që kanë.