LAJMI I FUNDIT:

Zona e lirë ekonomike në Tetovë drejt realizimit? (Video)

Zona e lirë ekonomike në Tetovë drejt realizimit? (Video)

Një ëndërr shumëvjeçare në anën e Tetovës po bëhet realitet. Fjala është për Zonën e lirë Industriale Zhvillimore Teknologjike në Tetovë. Një investim ky prej 15 milionë dollarësh që dita ditës po bëhet më i prekshëm, njofton tv Art.

Punimet për ndërtimin e obejktit të partnerit amerikan “Lear Corporation” në këtë zonë kanë hyrë në fazën përfundimtare dhe të thuash vazhdojnë ditë e natë.Sipas drejtorit të Normak Investment Group Arben Halilit nga java e ardhshme do të arrijnë edhe makinat prodhuese në këtë repart.


Investimi i kompanisë Normak Investment Group kap vlerën rreth shtatë milionë euro rreth dhjetë milionë euro janë të kompanisë LEAR CORPORATN. Inaugurimi së shpjeti i këtij objekti do të mundësojë hapjen e 2.500 vendeve të reja të punës.

Në Normak Investment Group thonë se paralelisht me rrumbullakimin e fabrikës së Learit për prodhimin e sediljeve të veturave po punohet edhe ngritjen e të paktën 3 objekteve të cilat pritet të japin një impuls të fuqishëm zhvillimit të rrafshit të Pollogut . Rrjedhimisht, Zona e Lire Industriale Zhvillimore Teknologjike në Tetovë është e vetmja që ka statusin publiko-privat dhe menaxhohet nga kompania Normak Investment Group. /Telegrafi/