LAJMI I FUNDIT:

Kryeministri thotë se do t’i vizitojë komunat në veri, por nuk e tregon datën

Kryeministri thotë se do t’i vizitojë komunat në veri, por nuk e tregon datën

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka deklaruar se nuk e di datën se kur do t’i vizitojë komunat në veri të vendit, por premtoi se një vizitë e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

“Datën nuk mund ta them por shpejt do të ndodhë vizita në tri komunat e veriut. Unë jam në kontakte me kryetarët, është shumë përparësi që duhet të vlerësohet sepse ata po i respektojnë të gjitha rregullat që i vën Kuvendi, Qeveria dhe Ministria e Financave, sa i përket buxhetit dhe rregullat e tjera. Do të merremi vesh me ata dhe do të vizitojmë edhe ato komuna. Do të vizitojmë edhe projektet që po investojmë tani atje, sepse kemi shumë projekte që investohen në marrëveshje të drejtpërdrejt ndërmjet ministrive përkatëse dhe komunave në veri të vendit dhe ato që financohen nga Fondi për Zhvillim që është fond i vecantë për investime atje”, ka thënë ai.

Sa i përket mos ratifikimit të marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, e cila lidhet drejtpërdrejt me liberalizimin e vizave, Mustafa tha se nuk rrezikon procesin e liberalizimit të vizave, pasi ka kohë.


Në trend Lajme

Më shumë
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim

Lajme
Kalo në kategori