LAJMI I FUNDIT:

Italia voton sot në zgjedhjet lokale

Italia voton sot në zgjedhjet lokale

Zhvillohen sot në Itali zgjedhjet elektorale në nivel lokal. Mbi 13 milionë italianë janë thirrur për të votuar kryetarët e rij të bashkisë, këshilltarët bashkiak e këshilltarët administrativ rajonal.

Prej orës 07.00 deri më orën 23.00 të mbrëmjes së sotme italianët do të votojnë në 1342 komuna, 25 kryeqendra provincash e 7 qendra rajonale.


Interesant në këto votime është fakti se do të votojnë dhe rreth 46.781 nënshtetas europianë rezidentë në Itali që kanë bërë kërkesën për të marrë pjesë në këto votime.

Gjithashtu do të votojnë për herë të parë 18.318 të rinj italianë që kanë mbushur moshën 18 vjeç.

Vëmendja mediatike e politike në këto zgjedhe është përqendruar në dy qytetet kryesore italiane në Romë e Milano.

Në kryeqytetin italian do të votojnë rreth 2 milionë e 358 mijë zgjedhës dhe kandidatët kryesor për b ashkinë e Romës janë

– Alfio Marchini, kandidat i pavarur, i cili ka mbështetjen e Partisë së ish kryeministrit Berlusckoni “Forza Italia”

– Virginia Raggi kandidate e zgjedhur nga forca politike “Lëvizja 5 Yje”

– Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike

– Giorgia Meloni, kandidate e Partisë “Fratelli d’Italia Alleanza Nazionale ”

Sipas sondazheve para elektorale kandidatja më e preferuar nga zgjedhësit për Bashkinë e Romës është Virginia Raggi e “Lëvizjes 5 Yje”, ndjekur nga Roberto Giachetti, kandidat i Partisë Demokratike.

Ndërsa në qytetin e Milanos sfida për kryetar Bashkie është midis kandidatit të qendrës së majtë Giuseppe Sala e Stefano Parisi, kandidat i zgjedhur nga qendrën e djathtë italiane.

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa
Forcat ruse filluan një shtytje

Forcat ruse filluan një shtytje "të rrezikshme" në rajonin verilindor të Kharkivit të Ukrainës - vlerëson ISW

Botë
Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Cilat vende i paguajnë njerëzit për të shkuar me biçikletë në punë?

Botë

"Moment jashtëzakonisht i rrezikshëm": Kryediplomati britanik flet për situatën në rajonin e Kharkiv të Ukrainës

Botë
Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Zhvillime dramatike në Rusi - Putini propozon zëvendësimin e ministrit të Mbrojtjes, aleatit Sergei Shoigu

Botë
Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Erdogan akuzon rëndë kryeministrin izraelit: Metodat gjenocidale të Netanyahut do ta bënin xheloz Hitlerin

Azia
Kalo në kategori