LAJMI I FUNDIT:

Në shitje gjësendet personale të Whitney Houston

Në shitje gjësendet personale të Whitney Houston

Sikurse ndodh pas shuarjes së shumë ikonave nga jeta, sende të tyre personale dalin në ankand. Këtë herë ishte radha e këngëtares së ndjerë Whitney Houston, me ç’rast më shumë se 100 sende simbolike të karrierës së saj, do të dalin në ankand në Beverly Hills në datat 24 dhe 25 qershor.

Këto i bëri me dije në një deklaratë për mediat menaxheri, njëkohësisht edhe presidenti i Houston Estate, Pat Houston, transmeton TCH.

“Ne menduam se ishte koha e duhur për t’u dhënë njerëzve që donin Whitneyn dhe muzikën e saj, diçka nga ajo, pasi të njëjtën dashuri ka ndjerë edhe ajo për të gjithë”.


Sendet përfshijnë kostume të divës se muzikës, që kushtojnë nga dy mijë deri në 3.500 dollarë. Por ndër pikat kryesore të ankandit janë skenari personal i filmit të vitit 1995, “Waitting Exhale”.

Po ashtu, interesante është edhe nxjerrja ne treg e pasaportës së parë që ëhitney ka përdorur për turneun e saj muzikor ndërkombëtar.

Houston është njëkohësisht femra që ka fituar më shumë çmime muzikore në botë në të gjitha kohërat, ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe që një nga sendet personale të saj më të shtrenjta është çmimi i Grammy Aëards, i cili është vlerësuar rreth 10.000 dollarë.