Këshilli Rinor Kosovar – KYC për të pestën herë radhazi ka monitoruar procesin e Provimit të Maturës Shtetërore-Testi i parë në 26 komuna të Kosovës në gjithsej 82 qendra të ndryshme testimi.
Sipas monitorimeve në 82 qendra, del se problem kryesor në organizimin e këtij provimi është kopjimi nëpërmjet pajisjeve teknologjike që mbështesin shërbime interneti.
Testimit këtë vit i janë nënshtruar afërsisht 30.000 kandidatë, të ndarë në 252 qendra testimi në total, nga 15-17 nxënës në klasa/paralele.
KYC thotë se ka angazhuar rreth 70 monitorues dhe përgjegjës regjional, të cilët kanë raportuar vazhdimisht rreth ndodhive, incidenteve dhe mbarëvajtjes së testimit.
Sipas monitoruesve të cilët janë ndodhur një orë më herët në qendrat e testimit, testimi kryesisht nuk ka filluar me kohë për arsye të vonesave të administruesve, ngatërresave në listat e nxënësve dhe çështjeve të tjera teknike.
Ndërkaq, sipas konkluzioneve të monitoruesve, përgjithësisht ambienti i mbajtjes së testimit ka qenë në nivelin e duhur përpos disa rasteve kur në klasë ka pasur zhurmë, dhe ndonjë rast ku nuk ka pasur dritë të mjaftueshme.
Dukuri shqetësuese edhe këtë vit mbeten rastet e administrimit të dobët, bashkëpunimit të nxënësve si dhe kopjimit sidomos nëpërmjet mjeteve teknologjike.
Sipas KYC, nga 82 qendra të testimit që janë monitoruar janë evidentuar rreth mbi 30.00 % të rasteve ku administrimi nuk ka qenë në nivelin e pritur, kjo për arsye që administruesit e caktuar nuk i janë përmbajtur rregullave dhe një pjesë e tyre edhe kanë ndihmuar nxënësit kohë pas kohe.
Po ashtu, sipas monitorimit, nga 82 qendra të testimit të monitoruara në rreth mbi 50.00 % të rasteve nxënësit kanë bashkëpunuar me njëri tjetrin dhe kanë kopjuar sidomos nëpërmjet mjeteve teknologjike.
KYC ndër të tjera ka monitoruar faqet e mbyllura në rrjete sociale ku janë shpërndarë një numër i madh i testeve dhe përgjigjeve në të cilat nxënësit kanë pasur qasje të vazhdueshme.
Për raste bashkëpunimi, kopjimi dhe përdorim të mjeteve teknologjike kryesisht celularëve nga procesi i testimit janë përjashtuar rreth 24 nxënës evidentuar në qendrat e testimit të monitoruara nga KYC.
Këshilli Rinor Kosovar ka monitoruar 82 qendra të testimit në 26 komuna të Kosovës, në Prishtinë, Prizren, Shtërpcë, Shtime, Skenderaj, Suharekë, Vushtrri, Pejë, Obiliq, Novobërdë, Mitrovicë, Malishevë, Deçan, Dragash, Drenas, Ferizaj, Fushë Kosovë, Gjakovë, Gjilan, Hani i Elezit, Lipjan, Klinë, Kamenicë, Kaçanik, Junik dhe Istog.
Pas përpunimit të dhënave nga tereni, Këshilli Rinor Kosovar thotë se do të publikoj raportin përfundimtar të monitorimit të Testit të Maturës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos