LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PP: Zgjedhjet parlamentare të mbahen me një datë me lokalet

OBRM-PP: Zgjedhjet parlamentare të mbahen me një datë me lokalet

OBRM-Partia Popullore ka propozuar që zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbahen në vitin 2017 bashkë me ato lokale, njofton Telegrafi Maqedoni.

Mes tjerash OBRM-PP ka kërkuar që vendi të ketë një njësi zgjedhore dhe se zgjedhjet duhet të jenë fer, demokratike dhe kredibile si dhe të njohura nga ndërkombëtarët.


Nga OBRM-PP theksojnë se termini për zgjedhje bashkë me zgjedhjet lokale është shumë optimal dhe kohë reale për mbajtjen e zgjedhjeve dhe se partitë të ulen dhe të kryejnë detyrat që duhet./Telegrafi/