Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë sot në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës ka organizuar Provimin e Maturës Shtetërore 2016 (pjesa e parë), të cilit këtë vit i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë.
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Arsim Bajrami vizitoi maturantët që po i nënshtrohen Provimit të Maturës në qendrën e testimit në gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë, me ç’ rast vlerësoi se procesi i përgatitjes së testit ka shkuar jashtëzakonisht mirë dhe uroi maturantët të tregojnë rezultate të mira në test.
Ministri Bajrami theksoi se, janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që ky test i vlerësimit kombëtar të dalë me rezultate reale.
“Ministria e Arsimit dhe DKA-të janë mobilizuar me të gjitha kapacitetet që sot të administrojmë me sukses këtë proces, në mënyrë që të kemi një maturë kredibile dhe profesionale, për të treguar edhe pjekurinë e sistemit arsimor. Të gjithë maturantëve ju dëshiroj suskes. Kjo do të jetë një pasqyrë dhe vlerësim real i rezultateve, sepse jemi të vendosur si shoqëri që të ndërtojmë një sistem arsimor cilësor”, ka theksuar ministri Bajrami.
Ministri Bajrami po ashtu ka rikujtuar se, këtë vit Testi i Maturës për herë të parë po organizohet me Ligjin e ri të Masturës, i cili mundëson që të gjithë nxënësit të pajisen me diploma, pa marrë parasysh rezultatet e treguara në provim.
Bajrami ka theksuar edhe vendosmërinë e Ministrisë së Arsimit për të identifikuar dhe adresuar përgjegjësinë ndaj të gjitha provokimeve dhe ndërhyrjeve të mundshme në proces.
Për të parë nga afër se si po rrjedhë ecuria e mbajtjes së Provimit të Maturës, ministri Bajrami ka vizituar edhe maturantët, të cilët i janë nënshtruar provimit në qendrat e testimit në Lipjan, Shtime dhe Ferizaj.
Provimit të Maturës Shtetërore 2016 i janë nënshtruar rreth 30 mijë maturantë, në 252 Qendra të Testimit, ndërsa për administrim janë të angazhuar rreth 3 mijë zyrtarë. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëMe inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Vogel: Për sa kohë BE-ja dhe SHBA-ja e 'ledhatojnë Vuçiqin', Kosova do të jetë në rrezik
Sarajeva e para, Prishtina qyteti 15-të me ajrin më të ndotur në botë
Hoxha skeptik për formimin e qeverisë nga Albin Kurti pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, i duhet koalicioni
Ekspertët e sigurisë: Shtimi i forcave ndërkombëtare, reagim ndaj destabilizimit të mundshëm nga Serbia
Zgjedhjet në Kosovë: Kush voton e kush jo dhe pse ka rëndësi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!