LAJMI I FUNDIT:

Dëshmitarët “e mbrojtur” po ikin nga Kosova

Dëshmitarët “e mbrojtur” po ikin nga Kosova

Shumë dëshmitarë të mbrojtur që janë deklaruar “vullnetarë” për të dëshmuar në proceset gjyqësore kundër “peshqve të mëdhenj” tashmë kanë lëshuar Kosovën në shenjë rreziku. Shumica prej tyre kanë shkuar në vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa ka edhe të tillë që e kanë ndërruar identitetin.

Mbrojtja e dëshmitarëve vazhdon të konsiderohet njëra ndër sfidat kryesore për drejtësinë kosovare, sidomos në rastet e krimit të organizuar dhe krimeve të luftës.

Rasti i fundit, që dëshmitarët janë ndjerë të rrezikuar, është ai për tjetërsim pronash ku janë të përfshirë ish-deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-komandanti i UÇK-së, Azem Syla, së bashku me ish-kryetarin e Gjykatës Komunale të Prishtinës, Nuhi Ukën, dhe 50 persona të tjerë.


Prokuroria dhe Gjykata kanë thënë se dy dëshmitarët kryesorë në këtë rast, janë të rrezikuar me jetë dhe nuk do të deklarojnë fizikisht në gjyq, por nëpërmjet video-linkut. Krejt kjo është bërë për nivelin e lartë të rrezikshmërisë në të cilin ndodhen këta dy dëshmitarë, me ç’rast njëri prej tyre pritet të largohet nga Kosova.

Problemet dhe rrezikshmërinë e dëshmitarëve i pohon edhe misioni i EULEX-it. Ky mision shpreh shqetësimin e tij në lidhje me ekspozimin e dëshmitarëve nëpër media, sidomos, për ata të cilët janë dëshmitarë në vepra të rënda kriminale. /Zëri/

Në trend Lajme

Më shumë
Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Tre fëmijë humbën jetën – gjithçka që dihet nga tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës

Lajme
Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, policia: Objekti u shemb në rrethana të panjohura

Kronika e Zezë
Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Vdekja e tre fëmijëve në Gjakovë - autoritetet komunale dhe kryetarët e komunave shprehin ngushëllime

Lajme
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje

Drejtësi
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!

Lajme
Kalo në kategori