LAJMI I FUNDIT:

Gorani: Nuk jam penduar që isha këshilltar i Thaçit

Gorani: Nuk jam penduar që isha këshilltar i Thaçit

Dukagjin Gorani, që për katër vjet ishte këshilltar i ish-kryeministri Thaçit, tash anëtar i Vetëvendosjes, ka treguar për periudhën e tij pranë Thaçit.

Angazhimin e tij pranë ish-kryeministrit Thaçit, Gorani e sheh si përpjekje të jetë i efektshëm.

“Angazhimin tim e shoh si nifar përpjekje për të qenë i nevojshëm, për të qenë i efektshëm në ofrim të ndonjë opsioni të mundshëm në këshilltari, në komunitete jo-shqiptare e shoqëri cilivle”, ka thënë ai në “Interaktiv” të KTV-së, transmeton Koha.net.


Posti i këshilltarit, sipas Goranit, ka qenë më shumë si kozmetikë që është dashur të jetë dhe formale, e jo marrje e mendimeve nga ai që duhet këshilluar.

“Ka qenë periudhë që nuk është kuptuar si këshilltari, vetëm si kozmetikë. Ka qenë qasje formale, nuk ka mundur”, ka shtuar Gorani, i cili thotë se nuk është penduar për atë kohë të kaluar si këshilltar.

Ndërsa, angazhimin e Thaçit si president, për nxjerrjen e vendit nga bllokada, ai e sheh si të pamundur.

“Jo nuk mundet ai. Presidenti Thaçi e ka provuar imazhin e vet përmes veprimeve dhe qëndrimeve politike të anshëm, dhe nuk mundet”, ka përfunduar Gorani.

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet

Kronika e Zezë
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës –  Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas

Lajme
Kalo në kategori