LAJMI I FUNDIT:

Investitori gjerman nuk dëshiroi të qëndrojë në Drenas

Investitori gjerman nuk dëshiroi të qëndrojë në Drenas

Deklarimet e kryetarit të Komunës së Drenasit, Nexhat Demaku, se disa investitorë gjerman që do të investonin në qytetin e tij u drejtuan për në Podujevë, janë demantuar nga Ministrja e tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami e cila po thotë se një gjë e tillë. S’është e vërtetë.

Ajo në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, është shprehur se ishin vetë investitorët ata që zgjodhën Podujevën e jo Drenasin si lokacionin për të investuar kapitalin e tyre.

“Sa i përket fabrikës në Drenas, në momentin kur e kam taku e kam parë që janë serioz e unë ju kam thënë se ata mund ta marrin hartën e Kosovës e të vendosin në cilën komunë do të investojnë e ata do ta kenë cilindo lokacion. Investitori gjerman asnjëherë nuk e ka shprehur dëshirën për të qëndruar në Drenas”, ka thënë ajo.


“Ata në Podujevë nuk e kanë gjetur vetëm lokacionin, por edhe ndërtesën. Firmat gjermane  nuk iu bëjnë favore politikanëve, duke i pyetur ku do ta vendosin biznesin e tyre. Atyre nuk iu ka konvenuar që të shkojnë në Drenas. Ata e kanë parë interesin që të shkojnë në Podujevë”, është shprehur ajo.

Para pak ditësh, në emisionin Ora e Fundit në Klan Kosova, Nexhat Demaku Kryetari i Komunës së Drenasit, kishte deklaruar se një kompani gjermane që do të hapte fabrikë për përpunimin e ushqimit në Drenas, është udhëzuar që të investojë në Podujevë, duke u larguar kështu nga qyteti që drejton ai.

Projekti për ndërtimin e kompleksit turistik në Brezovicë, mund të mos përfundojë këtë vit siç ishte paraparë.

Ministrja  Bajrami  ka deklaruar se për ndërtimin e resorit “Berzovica”, Qeveria e Kosovës është ende në kontakt me kompaninë investuese.

“Është një projekt që ka filluar në vitin 2012 e nuk dihet nëse do të përfundoj në këtë vit, e do të kishte një kosto të madhe nëse do të fillonte prej fillimit”, është shprehur ajo.

“Investitori ka pasur afatin e fundit më 31 maj, ka dorëzuar ofertën e fundit të dokumenteve më 31 maj në ora 7 e 50 pasdite. Paraprakisht ne patëm formuar një komision të ekspertëve që do të merret me analizën e kësaj oferte, nuk mund të them asgjë se ende nuk është bërë analiza”, është shprehur ajo.

Ajo thotë të mos e dijë me saktësi nëse kjo ofertë që i është paraqitur qeverisë me 31 maj, është serioze dhe për këtë arsye ka angazhuar ekspertë që do të bëjnë vlerësimin.

“Nuk e di a janë serioze a jo, nuk mund të paragjykoj, nga ajo që kam parë mund të them që janë serioze. Nuk i kemi të gjitha informatat a janë plotësuar të gjitha kushtet”.

Bajrami zotohet se nëse projekti “Brezovica” realizohet, do të jetë shumë profitabile për kosovarët sepse do të ketë shumë vende të reja të punës.

“Nëse oferta financiare përmbyllet atëherë do hapen vende të mëdha të punës, parasheh për një periudhë afat mesme të punësoj diku rreth 3 mijë punëtor”, ka deklaruar ajo.

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori