LAJMI I FUNDIT:

Delegacion i OEMVP-së në panairin e 3-të “China Homelife” në Turqi

Delegacion i OEMVP-së në panairin e 3-të “China Homelife” në Turqi

Një delegacion biznesi i përbërë nga 35 kompani anëtare dhe i kryesuar nga Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha, nga data 02 deri 04 Qershor 2016 do të qëndrojnë në Stamboll ku do të prezantojnë bizneset e tyre para vizitorëve të interesuar në panairin e 3-të China Homelife Turqi për prodhimet vendore kineze, i dedikuar për kompanitë e interesuara për zgjerim të biznesit të tyre në vende të tjera, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ky panair është organizuar në bashkëpunim me Panairin Ndërkombëtar Meorient-Kinë dhe Panairin Ndërkombëtar Sinerji-Turqi. Në këtë panair, ka mbi 700 ekspozues dhe 25.000 marka ekskluzive të cilësisë së lartë nga Kina, të kualifikuara përmes një procesi të kontrollit të cilësisë. Çdo vjet, gjatë panairit China Homelife tubohen më shumë se 15.000 vizitorë profesional nga i gjithë rajoni i Turqisë dhe Euroazisë, ku marrin pjesë shumë kompani që kanë bashkëpunim me kompanitë nga Kina (import, eksport, distributorë, etj).


Kompanitë gjatë ditës sot do të zhvillojnë edhe B2B takime me përfaqësuesit e firmave kineze, të cilët kanë shprehur interes për të bashkëpunuar me kompanitë tona. Në panair kompanitë vendase dhe të huaja promovojnë biznesin dhe aktivitetin e tyre, duke qenë se biznesi kinez e sheh Maqedoninë si vend me potenciale e kapacitete të mëdha për bashkëpunime të reja në sektorë të ndryshëm të ekonomisë.

Kompanitë pjesëmarrëse në panair nga Maqedonia janë: Oxa Group, Dauti Komerc, Arb Komerc, Gips Imobilia Design, Trim&Lum, Adrijus, De Jure, Donika Plus, Bim AD, WVP Found management, EURO Handel, Trikotaza-Antigona, Agro Eli, Blago Gorev, Caseficio Cesarina, R-Metalika, ML-Gari, Jus MB, Omer Kompani, Euroaktiva, Motivi Group, 21 Media Group e tjera. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori