LAJMI I FUNDIT:

Matoshi për qeveritarët e Kosovës dhe të Shqipërisë: Njerëz mos i ndiqni këta janë horra dhe rrenacakë

Matoshi për qeveritarët e Kosovës dhe të Shqipërisë: Njerëz mos i ndiqni këta janë horra dhe rrenacakë

Analisti dhe publicisti, Halil Matoshi, me tone të ashpra e ka komentuar mbledhjen e përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë ku, sipas tij, flitet kot e shitet demagogjia.

“Idiotët shesin kopalla!

Po i shoh në portale do idiotë ne ni sallë mbledhjesh t’stolisun me simbolet e dyja shteteve, qe po flasin koti e po shesin demagogji për turmat, pa asni ide konkrete, qysh me dalë p’ej mjerimit ku i kanë katandis shoqnitë e tyne, pa asni pal për ndoni punë te mbarë, qe i sherben njeriut;


Farsë!

Njerëz mos i ndiqni kta janë horra dhe rrenacakë: Kta nuk kanë asni vizion se qysh me i nxjerr kto shoqni nga baltaku ku i kanë shafue…

Qeveria kosovare (për ate te Tiranës le të flasin shqipatrët atje) e ka vjedh dhe zhvate pronën publike qe 17 vjet – tash po shtihavet kinse po i liron pronat e uzurpueme – nga njerëzit e Azem Syles e të Hashim Thacit!?

Qeveria e Kosovës nën tutelen e PDK-së e ka zapue, rjepë e sakatue këtë shoqni dhe e ka perdhos secilen vlerë në këtë vend, sot po na flet për rikthim të etikës së puushtetit!?

Ni Qeveri e korruptueme deri n’asht, e friksueme nga Gjykata Speciale dhe e pa tru, po do me ngrit “parajsë në tokë” për kosovarët e pavëmendshëm qe u dhanë fuqi horrave me voten e tyne!???

Kosova asht ba vend i pajetueshëm!?

P.S.

Kjo pamje kish me qene e bukur vetëm pa këto surrate hilexhinjsh, pa këta turinj zhvatës dhe pa këta sy hajnash!?” (sic.), ka shkruar Matoshi në profilin e tij në Facebook. /Telegrafi/