LAJMI I FUNDIT:

Telegrafistat raportojnë prerje të pa kontrolluar të pyjeve (Foto)

Telegrafistat raportojnë prerje të pa kontrolluar të pyjeve (Foto)

Redaksia e Telegrafit Maqedoni, ka siguruar disa pamje të prerjes së pa kotrolluar të pyjeve në rajonin e malit Sharr. Fotografitë e mëposhtme janë dërguar nga Telegrafistat, të cilët kanë shprehur mllefin dhe shqetësimin e tyre për shkak të dëmtimit të këtillë të pyjeve.

Shqetësimet dalin për shkak se, me prerjen e malit, rrezikohen vendbanimet nga vërshimet e mundshme, por dëmtohet edhe ekonatyra e vendit.

Bëhet fjalë për pyje të prera në rrethinë të fshatit Rakovec, te vendi i quajtur ”Bistravec”. Për ditën e nesërme, në ora 9 e 30, është paralajmëruar një protestë e banorëve, kundër kësaj masakre që është duke ndodhur me pyjet përreth fshatit të tyre. Ata do të protestojnë para zyrave të Njësisë Rajonale të Pyjeve të Maqedonisë./Telegrafi/


R2

R3

R4

R5

R6

.