LAJMI I FUNDIT:

Policia e Manastirit kërcënon protestuesit e ”Revolucionit Laraman”

Policia e Manastirit kërcënon protestuesit e ”Revolucionit Laraman”

Qytetarët e Manstirit të cilët kanë marrë pjesë në protestat e ”Revolucionit Laraman” janë kërcënuar nga policia me burgosje, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I ftuar në bisedë informative, Kire Nedellkovski, pohon për agjencinë META, se në polici, ka marrë kërcënime direkte, nëse vazhdon që të mbështesë protestat e Revolucionit. Në polici, Nedellkovskit i është thënë se është i dyshuar për ”njollosjen” e objektit të komunës së Manastirit.

Në biseda informative është thirrur edhe Ivan Çullakovski, i cili më herët, e mbuloi me banknota prej 360000 euro, kryetarin e Manastirit, Vlladimir Taleski./Telegrafi/