LAJMI I FUNDIT:

Bien çmimet e prodhimit me 4.4% në Eurozonë

Bien çmimet e prodhimit me 4.4% në Eurozonë

Çmimet e prodhimit në Eurozonë regjistrojnë një rënie të papritur gjatë muajit Prill, që është edhe rënia më e madhe në 6 vitet e fundit, raporton Instituti Europian i Statistikave.

Në të 19 vendet e rajonit të monedhës së përbashkët, çmimet ranë me 0.3 për qind në terma mujore dhe me 4.4 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, që është edhe rënia më e madhe që prej muajit nëntor të vitit 2009.

Duke përjashtuar, rënien e çmimeve të energjisë me 1.1 për qind, çmimet e prodhimit regjistrohen në territor pozitiv, me 0.1 për qind rritje gjatë muajit prill. Në terma vjetorë ndërkohë, çmimet e energjisë ranë me 12.5 për qind gjatë muajit prill.


Të dhënat e fundit të publikuara nga Eurostat tregojnë edhe njëherë sfidën e vështirë të Bankës Qendrore Europiane për të rikthyer normën e inflacionit drejt objektivit. Dy ditë më parë, të dhënat konfirmuan deflacionin e çmimeve të konsumit për të dytin muaj me radhë gjatë majit.

Ditën e mërkurë ndërkohë, një tjetër anketë tregonte për një rënie tjetër të çmimeve të prodhimit edhe gjatë muajit maj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Kontratat njëburimore, Bajrami i përgjigjet Muratit: Të gjithë të korruptuarit duhet të përfundojnë në burg

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Kalo në kategori