LAJMI I FUNDIT:

Thaçi në Bullgari: Kosova shembull i dialogut dhe bashkëpunimit

Thaçi në Bullgari: Kosova shembull i dialogut dhe bashkëpunimit

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po merr pjesë në samitit e SEECP-së në Bullgari, ka zhvilluar edhe një takim bilateral me homologun e tij bullgar, Rosen Plevneliev.

Të parin e Bullgarisë, presidenti Thaçi e ka falënderuar për përkrahjen që shteti bullgar i kanë dhënë Kosovës për anëtarësim në organizata ndërkombëtare dhe për procesin e integrimit evropian.


Presidenti Thaçi ka thënë se hyrja në fuqi e MSA-së dhe rekomandimi për vizat janë vërtetim i reformave të suksesshme dhe të thella të Kosovës, në ndërtimin e institucioneve demokratike, në ekonomi dhe në sundim të ligjit.

“Kosova tashmë është konsoliduar brenda dhe jashtë si shtet. Në rajon jemi bërë shembull i dialogut dhe bashkëpunimit. Dialogu me Serbinë ka ndihmuar në integrimin e pjesës veriore të Kosovës në institucionet e Kosovës, por ka reflektuar edhe në stabilizimin e rajonit”, ka thënë presidenti Thaçi, duke shtuar se me shtetet e rajonit duhet të thellohet më shumë edhe bashkëpunimi ekonomik.

Nga homologu i tij bullgar, presidenti Thaçi ka kërkuar përkrahje të mëtejme edhe për anëtarësimin në konventa dhe organizata tjera ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës.

Në anën tjetër, Presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, ka thënë se Bullgaria dhe Kosova kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe se bashkëpunimi ynë duhet të zgjerohet edhe në sferën e ekonomisë.

Presidenti Thaçi dhe homologu i tij bullgar kanë shkëmbyer mendime edhe për gjendjen në Ballkanin Perëndimor dhe për perspektivat zhvillimore të rajonit në aspektin politik, ekonomik dhe në fushat tjera të rëndësishme./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Gazetarja e RTK-së sulmohet nga qentë endacakë në Prishtinë

Lajme
Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Çka deklaroi para trupit gjykues serbi i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit

Drejtësi
Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Abdixhiku-Kurtit: Jep dorëheqje, cakto datën e zgjedhjeve - LDK do ta caktojë festën

Politikë
Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Bislimi jep detaje për takimin në Bruksel: Propozimet e Serbisë ishin për legalizimin e strukturave paralele

Lajme
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri

Lajme
Kalo në kategori