LAJMI I FUNDIT:

LB: Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës – skandaloz!

LB: Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës – skandaloz!

Lëvizja për Bashkim vlerëson se numri prej 46,230 veteranëve të luftës është i fryrë dhe procesi i verifikimit të tyre del të jetë i manipuluar dhe skandaloz.

Në një reagim të LB-së thuhet se “kjo shifër jo vetëm që e komprometon emrin e veteranëve të vërtetë, por në të njëjtën kohë e njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe qëllimet e saj”.

Ja reagimi i plotë:

Procesi i verifikimit të veteranëve të luftës – skandaloz!


Sipas njoftimit zyrtar të komisionit qeveritar për verifikimin e veteranëve të luftës Kosova del t’i ketë 46,230 Veteranë Luftëtarë!

Kjo shifër është jashtëzakonisht e fryrë dhe ky proces del të jetë i manipuluar dhe skandaloz!

Për të parë se si është keqpërdorur ky proces, po e japim numrin e veteranëve (sipas komisionit qeveritar) të shpërndarë nëpër zona: Zona e Dukagjinit – 15,023; Zona e Pashtrikut – 8,730; Zona e Drenicës – 6,959; Zona e Llapit – 4,310; Zona e Nerodimes – 3,100; Zona e Shalës – 1,950; Zona e Karadakut – 1,070; Njësitë Vartëse të ShP të UÇK-së – 5,057 dhe Shtabi i Përgjithshëm – 31!

Lëvizja për Bashkim konsideron se kjo shifër jo vetëm që e komprometon emrin e veteranëve të vërtetë, por në të njëjtën kohë e njollosë luftën e drejtë të UÇK-së dhe qëllimet e saj!

Në njërën anë, është e pandershme dhe e padrejtë që të dëmtohet e kaluara përmes barazimit të një veterani të vërtetë me një mashtrues ordiner, dhe në anën tjetër, është e papranueshme që kjo padrejtësi të paguhet edhe me të tashmen dhe të ardhmen e qytetarëve, përmes rëndimit të buxhetit të varfër të vendit.

Prandaj, Lëvizja për Bashkim kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të prokurorisë për ta verifikuar këtë gjendje, në mënyrë që manipuluesit të dalin para drejtësisë, veteranit t’i kthehet dinjiteti i nëpërkëmbur dhe shtetit t’i krijohet mundësia për përkujdesje dinjitoze për veteranët e vërtetë! /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori