LAJMI I FUNDIT:

Gama feston hapjen e dyqanit të ri me zbritje në telefona, tablet, smart TV

Gama feston hapjen e dyqanit të ri me zbritje në telefona, tablet, smart TV

Me mbi 4000 produkte të teknologjisë së fundit të prezantuara në më shumë se 800 metra katrorë

Këtë muaj, kompania kosovare Gama Electronics e cila ofron markat dhe produktet më të mira të teknologjisë në Kosovë e ka shënuar 20 vjetorin e themelimit të saj dhe hapjes së dyqaneve të reja. E cila do të ishte mënyrë më e mirë e festimit të kësaj ngjarje sesa hapja e një dyqani të ri gjigant në qytetin e dytë më të madh në Kosovë, në Prizren?

Prej sot, dyqani më i ri i Gama Electronics në Prizren vjen me hapësirë të madhe me stil dhe dizajn që përshtatet me teknologjinë në më shumë se 800 metra, në të cilën kompania do të ekspozojë dhe ofrojë me zbritje të konsiderueshme shumë produkte nga markat që ajo i sjell në Kosovë, përkatësisht Samsung, Bosch, Sony, LG, Panasonic dhe më të tjera.


“Ne po synojmë që dyqani i ri në Prizren të jetë hapësira më dekoruese e zonës qëndrore të qytetit në të cilën gjendet, dhe që qytetarët e Prizrenit ta identifikojnë këtë vend me ne dhe ta kenë atë si pikë takimi dhe reference në adresë – në duam që njerëzit të thonë ‘eja takohemi para dyqanit të Gama-së. Mu për këtë edhe kemi investuar shumë në këtë lokacion, dhe e kemi bërë dyqanin tonë një ambient të ndritshëm, me të cilët do të krenohen qytetarët e Prizrenit” ka thënë Mentor Hajdini, menaxher i marketingut në Gama. 

Për ta shënuar hapjen e dyqanit në Prizren, Gama ka ofruar zbritje të konsiderueshme në disa nga produktet më të kërkuara nga konsumatorët, duke përfshirë produktet e LG të cilat i ofron me 10 për qind zbritje, si dhe ato të First Austria dhe Midea me 15 për qind zbritje.

Në hapësirat e këtij dyqani të ri të Gama do të mund të eskpozohen telefonat, tabletet dhe fabletët më të rinj nga Samsung, LG, Sony, bashkë edhe me televizorët më të rinj të Sony dhe LG, duke përfshirë edhe modelet e televizorëve Android me 4K dhe SUHD, ato me ekranet e lakuara të Samsung dhe LG, si dhe shumë lloje të TV me ekranet LED në madhësi dhe diagonale të ndryshme.

Për më shumë rreth zbritjeve, klikoni këtu.