LAJMI I FUNDIT:

Filmi shqiptar me premierë botërore në Çeki

Filmi shqiptar me premierë botërore në Çeki

Festivali i njohur i filmit Karlovy Vary ka shpallur listën e filmave që do të shfaqen në edicionin e 51-të të këtij festivali e ndër ta është edhe filmi kosovar ‘Home Sweet Home’ me skenar nga Zymber Kelmendi dhe regji nga Faton Bajraktari, i cili do të ketë premierën gjatë muajit korrik në Karlovy Vary të Çekisë.

Sipas një komunikate nga Qendra Kinematografike e Kosovës, ‘Home Sweet Home’ flet për Kosovën e pasluftës dhe për historinë e Agronit i cili për disa vite ka qenë i zhdukur dhe pasi kthehet në shtëpi, ai përballet me rrethin, të cilët, emrin e tij e kanë përdorur për përfitime personale.


Në rolet kryesore luajnë Donat Qosja, Arta Muçaj, Shkumbin Istrefi etj. Ky film me regjisor debutant Faton Bajraktari dhe me skenarist Zymber Kelmendi dhe producent Trim Musliu do të jetë në konkurrencën zyrtare ku garojnë për çmimin e parë në kategorinë East of the West.

Filmat kosovar këto vitet e fundit kanë qenë shumë të pranishëm në këtë festival prestigjioz duke cekur çmimet që filmi ‘Babai’ nga Visar Morina fitoi vitin e kaluar e gjithashtu edhe premierat e filmit ‘Bota’ nga Iris Elezi dhe Thomas Logoreci si dhe filmit ‘Krom’ nga Bujar Alimani.

‘Home Sweet Home ’ është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe nga Agjencia e Filmit në Maqedoni dhe pas premierës pritet të shfaqet në festivale të shumta.

Në trend Magazina

Më shumë
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika

Magazina
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Adelina Ismaili rikthehet në skenë me Elita 5, performojnë 'live' hitet e vjetra së bashku

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina

"Je surpriza e këtij Big Brother" - Meriton Mjekiqi emocionohet nga mesazhi që merr në 'Big Love'

Magazina
Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Ish-banorja e Big Brother: Luizi më ka bërë bllok, por nuk e di arsyen

Magazina
Kalo në kategori