LAJMI I FUNDIT:

Në Universitetin e Tetovës prezantohet Qendra për Trajnimin e Pilotëve (Foto)

Në Universitetin e Tetovës prezantohet Qendra për Trajnimin e Pilotëve (Foto)

Në Universitetin e Tetovës (UT), Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë para studentëve dhe stafit akademik bëri prezantimin e Qendrës për Trajnimin e Pilotëve, njofton Telegrafi Maqedoni.

Me këtë rast, prorektori për arsim në UT, Reshat Qahili, tha: “Institucionet tona, në kuadër të marrëveshjes për bashkëpunim që e kemi nënshkruar kohë më parë, intensivisht bashkëpunojmë edhe në projekte të tjera si, këmbimin e përvojave, diturive, trajnimin e kuadrove të specializuara nga ana e Universitetit të Tetovës, organizimin e seminareve, simpoziumeve dhe konferencave, shfrytëzimin e ndërsjellë të kapaciteteve kadrovike, profesionale dhe hapësinore, realizimin e projekteve me karakter hulumtues nga fusha e mbrojtjes dhe sigurisë, të cilat janë me interes jo vetëm për institucionet respektive, por edhe për mbarë popullatën e Republikës së Maqedonisë dhe më gjerë. Prezantimi i sotëm, besojë do të zgjojë interesin e të rinjve për t’ju përkushtuar profesionit të pilotimit, si një nga profesionet më të kërkuara në shekullin 21, shekullin e investimeve kolosale në industrinë e aviacionit dhe teknologjinë informatike”.

UT1


Zëvendësministri i Mbrojtjes së Maqedonisë, Bekim Maksuti theksoi se: “Kjo qendër, siç e dini tashmë, për të pestin vit me radhë, prodhon dhe nxjerr pilotë për nevojat e institucioneve të shtetit dhe sidomos për Armatën e Republikës së Maqedonisë. Në ndërkohë vijon konkursi për aplikimin për pranim të kandidatëve për pilotë. Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Maqedonisë në vazhdimësi merr përgjegjësinë që me vëmendje dhe kujdes të bëj përzgjedhjen e kandidatëve më të mirë, të cilët në të ardhmen do t’i zhvillojë si pilotë, e para së gjithash, si njerëz të ndershëm, andaj jemi këtu për t’i prezantuar këto mundësi që në të ardhmen edhe ndonjëri nga studentët e universitetit tuaj të jenë të gatshëm për të gjitha sfidat të cilat në vete i bart thirrja pilot”.

UT2

Po ashtu, në këtë prezantim u tha se nga fillimi me punë i Qendrës për Trajnimin e Pilotëve deri më tani trajnimin e kanë përfunduar gjashtë pilotë, ndërsa trembëdhjetë të tjerë, gjegjësisht nëntëmbëdhjetë pilotë gjenden në procesin e trajnimit. Në këtë projekt, në përputhje me marrëveshjen me Qendrës për Trajnimin e Pilotëve dhe Ministrisë së Mbrojtjes, në një periudhë kohore prej tetë vitesh duhet të trajnohen gjithsejtë 52 pilotë. Për trajnimin e pilotëve kjo qendër disponon 5 avionë të llojit Zlin24L dhe katër helikopterë të llojit Bel-206B3, kurse përveç trajnimit të pilotëve të rinj në kuadër të kësaj qendre funksionojnë edhe dy simulatorë për fluturim me helikopterët Mi017/8MT dhe Mi-24. Pas përfundimit të trajnimit pilotët punësohen në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Maqedonisë./Telegrafi/

UT3

UT4

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori