LAJMI I FUNDIT:

Anatomia e femrës: Këto fakte për KLITORISIN do t’ju mahnitin

Anatomia e femrës: Këto fakte për KLITORISIN do t’ju mahnitin

Klitorisi është zonë e ndjeshme

Klitorisi ka rreth 8,000 nerva, që do të thotë se është zonë me më shumë nerva sesa çdo pjesë tjetër e trupit te femrat. Ndryshe nga klitorisi, penisi i ka vetëm 4,000 nerva, transmeton Telegrafi.

Është i njëjtë me penisin


Klitorisi nuk e ka formën e penisit, por është i njëjtë me anatominë e mashkullit për shkak se ka një maje, lafshë sikur penisi, ndryshe e njohur si “kapuçi i klitoral” etj.

Veç kësaj, njëjtë sikurse penisi, edhe klitorisi ënjtet kur eksitohet.

Klitorisi ka vetëm një “punë”

“Butoni i zonjave” ka vetëm një punë, dhe kjo është kënaqësia. Klitorisi është pjesa e vetme e femrës, që funksion të vetëm e ka dhurimin e kënaqësisë.

Madhësia e KLITORISIT ka rëndësi

Njëjtë sikurse te debati i penisit se a ka rëndësi madhësia, edhe te femrat madhësia e klitorisit ka rëndësi, për shkak se ndikon në aftësinë e femrës për të përjetuar orgazëm. Një studim i fundit i publikuar në Journal of Sexual Medicine, ka zbuluar se nga 30 femra, 10 prej tyre kanë raportuar se kanë vështirësi të përjetojnë orgazëm, pasi që këto e kishin pasur klitorisin më larg nga hyrja vagjinale.

Ka një limit…

Fatkeqësisht, nëse klitorisi vazhdon të stimulohet edhe pasi që e ka arritur kënaqësinë maksimale, ajo kënaqësi do të kthehet në dhimbje. Klitorisi mund të bëhet shumë i ndjeshëm, prandaj është mirë ta ndalni stimulimin pas përjetimit të orgazmës, dhe të fokusoheni në pjesët tjera të trupit.  /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori