LAJMI I FUNDIT:

Ana premton shumë klipe të reja

Ana premton shumë klipe të reja

Ana Kabashi, këngëtarja e re kosovare, që ditë më parë lansoi “S’jena Bashk”, në  KTV ka deklaruar se tani nuk do të ndalet së lansuari projekte të reja.

Ajo ka thënë se ka pas shumë ftesa për bashkëpunime, por ka “rrezikuar” që të hyjë vetë në tregun vendor.


“Ka shumë ftesa për bashkëpunime, po kam dashtë me e pa vetë se si po eci se me bashkëpunime nuk është e vështirë se thirrin njerëzit që janë më të famshëm dhe ki sukses. Edhe pse është rrezik kam vendosur të shkoj vetë”, ka thënë ajo.

“Ky është veç fillimi. Kënga ka qenë e planifikime për me dalë shumë ma herët. Ka edhe shumë këngë që do të dalin. Tani e kom studion dhe nuk përtoj të punoj. Ka me pas shumë këngë të reja, ky është veç fillimi. Ndoshta edhe bashkëpunime me dikë”, ka shtuar bukuroshja kosovare.